Monika Kryemadhi 8 apartamente, vilë, 5 dyqane dhe garazhe, mister vlera e pasurive, shiti edhe 10 shtëpi për 900 mijë euro 

24 Dhjetor 2021, 16:38| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 21:37

  • Share

TIRANË- Në 8 tetor të 2021, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive nga fillimi pasuritë në emrin e saj. Dokumenti i pasurisë i firmosur nga Monika Kryemadhi është i paprecedentë, pasi nuk deklaron vlerën e asnjë prej pasurive të paluajtshme. Bashkëshortja e Presidentit Ilir Meta deklaron në emrin e saj sot 14 pasuri të paluajtshme, konkretisht 8 apartamente, tre njësi tregtare, dy garazhe si dhe vilën e famshme në Gjirin e Lalzit, që të gjitha me vlerë të padeklaruar. Katër apartamente dhe njësitë tregtare janë pjesë e pallatit të Monika Kryemadhit në Laprakë. 

Më parë, nga viti 2014 deri në vitin 2018, Monika Kryemadhi ka shitur edhe 10 apartamente me vlerë rreth 900 mijë euro. 9 apartamente të shitura janë pjesë e pallatit në Laprakë, ndërsa një apartament, i shitur 354 mijë euro në vitin 2016, është blerë për 400 mijë euro në vitin 2010 në Tiranë. Pra, edhe pse kanë kaluar 4 vite, apartamentin 200 m2, e kanë shitur 46 mijë euro më pak nga sa e kanë blenë. 

Apartamenti i shitur me vlerë 354 mijë euro ka një histori të dyshimtë. Në vitin 2003, Meta dhe Kryemadhi blejnë një vilë në Golem për 60 USD. Për të blerë vilën në Golem kanë marrë një kredi në bankën Italo-Shqiptare në shumën 60 mijë USD. Tre vjet më vonë, pra në vitin 2006, Meta dhe Kryemadhi e shesin vilën në Golem për 300 mijë euro nga 60 mijë USD që e kishin vlerë. Me këtë lëvizje, Meta dhe Kryemadhi shlyejnë kredinë 60 USD, marrin një kredi tjetër 200 mijë euro, shtojnë edhe 200 mijë euro të tjera që siguruan nga shitja e vilës, dhe blejnë apartamentin 400 mijë euro tek Rruga e Barrikadave në Tiranë. 

Edhe më e dyshimtë është historia e vilës në Gjirin e Lalzit. Në vitin 2008, Monika Kryemadhi blen 700 m2 tokë në Laprakë për 5 milionë lekë. 500 m2 tokë, Monika Kryemadhi, pretendon se ia ka falur vëllai dhe kështu u bë pronare e 1200 m2 tokë. Në vitin 2008, Kryemadhi lidhi një kontratë me kompaninë ‘Agikons’, për të ndërtuar një pallat, duke përfituar 35 % të sipërfaqes. Disa dyqane me sipërfaqe dhe vlerë të papërcaktuar Monika Kryemadhi i ka shkëmbyer me vilën në Gjirin e Lalzit, vlera të cilës vijon të mbetet mister. 

Pasuria e deklaruar e Monika Kryemadhit 
Vilë në Gjirin e Lalzit (nuk deklarohet vlera) 
Apartament banimi në Tiranë 212 m2, me verandë 97 m2 dhe garazh 139 m2. 
Apartament banimi 66 m2 në Durrës (nuk deklarohet vlera) 1/3
Apartament banimi në Tiranë 99 m2 (nuk deklarohet vlera) 1/3
Apartament banimi në Tiranë 75 m2 (nuk deklarohet vlera) 1/3
Apartament banimi në Tiranë 69 m2 (nuk deklarohet vlera)
Apartament banimi në Tiranë 103 m2 (nuk deklarohet vlera)
Apartament banimi në Tiranë 94 m2 (nuk deklarohet vlera)
Apartament banimi në Tiranë 93 m2 (nuk deklarohet vlera)
Njësi tregtare 107 m2 (nuk deklarohet vlera)
Njësi tregtare 63 m2 (nuk deklarohet vlera)
Njësi tregtare 172 m2 (nuk deklarohet vlera)
Garazh 318 m2 (nuk deklarohet vlera)
Garazh 17 m2 (nuk deklarohet vlera)
Llogari bankare, 19 752 euro, 140 000 paund, 75 710 lekë, 3 mijë paund 
Fëmijët llogari bankare; 11 516 euro, 1 937 euro, 2 395 648 lekë, 3 mijë paund, 351 916 lekë, 50 473 lekë, 3 mijë paund, 976 734 lekë, 2 345 euro, 141 692 lekë. 
Ilir Meta llogari bankare; 1 060 057 lekë, 976 734 lekë. 
Ilir Meta paga si President: 2 056 000 lekë, dieta 1 200 euro.

Mister paratë e shitjes së apartamenteve 
Apartament me vlerë 400 mijë euro, 200 m2, blerë në 2010, shitur 354 mijë euro në 2016 
Shitur apartament 57 mijë euro (2014)
Shitur apartament 65 mijë euro (2014)
Shitur apartament 104 m2, 60 mijë euro (2016)
Shitur apartament 166 m2, 85 mijë euro (2016)
Shitur apartament 108 m2, 57 mijë euro (2016)
Shitur apartament 101 m2, 55 mijë euro (2017)
Shitur apartament 166 m2, 58 mijë euro (2017)
Shitur apartament 133 m2, 64 mijë euro (2018)
Shitur apartament 76 m2, 42 mijë euro (2018)

(Kliko këtu për të lexuar pasurinë e Monika Kryemadhi)

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mala: 25/12/2021 15:37

    Vertete,kush e varferoi Shqiperine dhe shqiptaret??!!!Monika me Meten dhe Berisha me djalin,vajzen e dhenderrin,apo ndikush tjeter panjohur,Flasim drejte e rrijme shtrember,thot populli.Mos e shtyni vertet te fet populli,jo vetem me vote me te cilen ka folur tash 9 vjet,Por, ata me dhe pas Berishes non grata,por te flet vertet e popullit,ndergjegja e paster dhe ndeshkuese e vertete dhe e drejte e keje bote te te gjalleve.

    Përgjigju
  • Vlora: 25/12/2021 11:10

    Te blesh truall 5 milione duke qene i sigurt se aty do ndertohet nje pallat nga i cili e ke te sigurt qe do marresh ca perqindje qe e ke te sigurt qe do i shesesh 1 mio euro..pff sa e zonja kjo Mona.. thua gjithe te tjeret te jemi budallenje

    Përgjigju
    • Feridi: 25/12/2021 13:56

      Te gjithe merren me apartamentet dhe askush me 100 SHAte apo SHPKte qe posedojne!

  • Bujari: 25/12/2021 06:52

    Keta politi-qene duhen djegur te gjalle per KRIMET dhe vjedhjet qe I kane bere popullit shqiptar. ..

    Përgjigju
  • Ben: 25/12/2021 04:32

    Te duket vetja budalla,kur lexon pasurite e politikaneve,se sa kollaj i kane bere paret.Shume lehte me llogjiken e Mones,por shume rrena.Keto si çift duhet te ishin fut mrena prej kohesh.

    Përgjigju
  • Rrofte KOMUNIZMI!: 25/12/2021 00:03

    Eshte shume e tmerreshme dhe teper e frikshme se si ky sistem i urryer kapirdhtadhist i jep mundesi dhe i hap driten jeshile te gjithe krimineleve, hajduteve dhe maskarenjve per te bere punen e tyre, te vetmen qe ata dine te bejne per te grabitur, vrare e vjedhur e me pas per te mos ju hyre ferre ne kembe me broçkullat e pallavrat e gjoja 'demokracise' e 'te drejtat e njeriut' e parlamentet e gjoja partite e plot palaçolleqe si keto. Dhe me e tmerrshmja eshte se dykembeshit e mjere i degjojne, i brohorasin, i shkojne prapa e i votojne e merren me ta nga mengjezi deri ne mbremje, ne vend qe te....... Bota Ka Marre Fund!

    Përgjigju
  • Maks: 24/12/2021 23:35

    Hajdute e qelbur dhe ne me te qelbur qe votojm per ty dhe seren tuaj keqberesish

    Përgjigju
  • Hajdute me cizme: 24/12/2021 22:45

    Mos na i shpifni me kete hajduten,nuk i duhet njeriu te lexoj hajdutlleqet e saj, ajo duhet denuar pa gjyq fare,se gjyqin ja kane bere vetvetes me ato qe deklarojne,konsumojne per luks familjarisht. Fotot me macet qe i japin dashuri,wc-te e maces etj. Kjo tregon se ata te dy nuk jane nga fis i fisem,por fis ne nivel fshatar te rendomte.

    Përgjigju
  • Popull me te meta mendore: 24/12/2021 22:38

    Alban Dabulla djali i Arta Dades, ne kerkim per vjedhje, dhe evazion fiskal, bashke me Erion Veliaj. Jam kurioz a ka ngelur me njeri pa u lyer aty. (Larguar jashte shtetit) Popull budalla, boll i votuat shushunjat,qe po u pine gjakun, po ua thithin palcen, dhe ju prape i ndiqni nga prapa.

    Përgjigju
  • Grupi: 24/12/2021 21:55

    Keto i dinim ne ashtu sikurse dime qe SPAK-u eshte ne gjume letargjik. Po Monika Lubonja perse merr 16 milion leke nga taksat tona qe rriten perdite? Po Fatos Lubonja qe merr 72 milion leke ne vit nga nje TV qe nuk ekziston??? Po keta " Vip" e tjere qe u shqepen me rroga pa punuar nga taksat tona??? Ketu eshte kalbur sistemi nga rrenjet, ky vend eshte i mbaruar.

    Përgjigju
  • F-35: 24/12/2021 21:24

    Oh sa gjynah, kaq pak paska?!

    Përgjigju
  • Maja e ajsbergut: 24/12/2021 20:21

    Kjo liste eshte vetem pjesa e pasurise qe ajo ka dashur te deklaroj. Imagiinoni pjesen e padeklaruar.

    Përgjigju
  • Foltorja: 24/12/2021 20:18

    Kjo eshte fytyra e vertete e socialisteve qe fusin duart tek xhepat e popullit dhe kane hallin e deklarimit te pages se ulet. Kjo doktoresha eshte nga socialistet e para ne Shqiperi. Eshte produkt i narkoshtetit dhe burri i saj Likja me bllok ne dore eshte President i socialisteve. Qeveria te jape doreheqje. Zgjedhje te parakohshme.

    Përgjigju
    • @Foltores Nevojtores: 24/12/2021 21:42

      Dakort te ikin te zhduken ky plehra bashke me Ramen & Co, por te lutem mos me thuaj qe te vij Saliu qe perdhunoi kuptimin e fjales demokraci me bemat e tij 30vjecare.

  • Shqiptar: 24/12/2021 19:47

    Te gjithe jane hajdute po kjo qeveri Ska te ngopur dhe te fryre nga vjedhjet.iliri Monika saliu kane 8 vjet ne opozite. Eshte si ajo shprehja ja ku eshte ujku dhe ne meremi me gjurmet

    Përgjigju
  • Jepini vidhni ai popull ju meriton: 24/12/2021 19:24

    Ckeni me Moniken fundja me djersen e P.. i ka vene te gjitha ato pasuri, ju hapni syt mos te mungoni ne mitingun e rradhes se aty i djersin me shume P.. Mones per hallet e njerze

    Përgjigju
  • graniti: 24/12/2021 19:02

    Keto jane te tmershme.....e keqia eshte se shpellaret qe ju shkojne mbrapa ketyre jane injorant dhe nuk dine te lexojne.... A e mbani mend Like floririn ne fillimet e demokracise qe vishte nje pale pantallona oficeri dhe nje xhakete me cikla.... Ku eshte sot...?? Me rrogen e shtetit i ka vene keto pasuri....?? Sa ka kushtuar rezorti qe ka ne gjirin e Lalezit,po hoteli luksoz ne Qeparo, po kulla gjigande ne Voskopoje, po rezortet 1,2,3,FAFA ne Golem te kujt jane te atij zhulsit qe i atministron..... Cfar te shkruar me per keta plera...

    Përgjigju
  • ZHURDULL KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 24/12/2021 18:05

    Ore a ka shtet Shqipria po pse nuk arestohen kta monstra nga e gjith politika e tju sekuestrohen pronat dhe lekët e me kto lek të hapin vënde të reja pune për Shqiptarët. Po Edi Rama na del e na bën shou me rindërtim e me shum pallavra të tjera kur shum Shqiptar skan buk. Po çohuni o popull e tregoini vëndin plerave si Monika fshatarja me intelekt 0. E me Qu 0.

    Përgjigju
  • Monika kryemadhi: 24/12/2021 17:54

    Popullit shqiptare pakesoi buken dhe shtoi drurin Ashtu te voton edhe me Zemer ...do ti rrjep shqiptaret fare..

    Përgjigju
  • BABATOMORI: 24/12/2021 17:31

    ASGJE S'ESHTE, KERKONI CIFTIN KOKEMETA SE GJERA TE LARMISHME DO GJENI.ARRESTIMI I KETI CIFTI DO JET DHE LIRIA E SHQIPTAREVE.

    Përgjigju
  • likja: 24/12/2021 17:05

    gezuar krishtlidjet moni

    Përgjigju
  • Arturi: 24/12/2021 17:03

    AAARRESTOJINI MORE KETA PLEHRA ,,,SE NA PLASET SHPIRTIN, ,,,KATUNARE ME OPINGA TE GRISURA,,,VODHEN SHTETIN DHE SHQIPTARETX,TE GJITHE NE BURG,,,SPAKU TE MOS BEHET KAPS.....

    Përgjigju
  • O Monik: 24/12/2021 16:47

    O baxhelle Kiba ta befte ate qe te ka bere.. ty te fal zoti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?