Politikë

VIDEOLAJM/ Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Kështu e ka jeta

16 Dhjetor 2024, 10:01| Përditesimi: 16 Dhjetor 2024, 12:47

  • Share

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi shkoi sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit e shoqëruar nga avokati i saj Redi Llanaj. Por, ndryshe nga herët e tjera Kryemadhi tërhoqi vëmendjen pasi u shfaq teksa futej në ambientet e gjykatës me një bastun në dorë.

Kryemadhi tha për gazetarët se “Kështu është jeta”, ndërsa e pyetur nëse është lënduar tha “jo”.

Në Apelin e GJKKO do shqyrtohet ankimi i Kryemadhit për sekuestron e 2 vilave te Kodra e Diellit, njëra në pronësi të saj dhe tjetra e së ëmës.


Lajmi kryesor:

Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?