Hetimi pasuror, Monika Kryemadhi 5 orë në SPAK: Kam bërë botoks si të gjithë gratë e burrat, por jo ndërhyrje estetike! Më paditi Veliaj me suflerët e tij

12 Qershor, 10:05| Përditesimi: 12 Qershor, 17:17

  • Share

TIRANË- Për mbi 5 orë deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka dhënë sqarime në Prokurorinë e Posaçme, në lidhje me hetimin pasuror që që ka hapur prej muajsh prokuroria e posaçme.

E thirrur nga prokurori Sotir Kllapi në orën 10 të paradites, Kryemadhi doli që aty në 15, ndërsa për mediat tha se paditë për shpenzime të padeklaruara në ndërhyrje estetike dhe ajo për lobimin në SHBA janë bashkuar në një hetim. Për të dyja dosjet fajëson kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

"Isha për tu përgjigjur rreth padisë së rremë që ka bërë Veliaj me suflerët, shërbëtorët e tij. Iu përgjigja të gjitha pyetjeve dhe në bazë të të dhënave të mia dhe ato që ka mbledhur SPAK ballafaquam gjërat që kanë të bëjnë për akuzat që kanë ngritur. Besoj që e ezauruam aspektin e pyetjeve dhe të përgjigjeve, e firmosa me vetëdije të plotë duke marrë përgjegjësitë e mia si qytetare, deputete, bashkëshorte, nënë. 

Isha në cilësinë e personit që ka dijeni. Padia që është dorëzuar në SPAK nga dy ushtarët e bindur të Veliajt, është paditur nëna ime, vëllai dhe fëmijët e mi. Kam bërë botoks si të gjithë gratë e burrat. Nuk kam bërë ndërhyrje estetike" tha ajo për gazetarët", tha Kryemadhi. 

Sa i takon akuzave për shpenzime marramendëse për operacionet plastike, Kryemadhi tha se s'ka asnjë ndërhyrje estetike, por ka bërë vetëm botoks. 

“Kam bërë botoks si të gjithë gratë e burrat. Nuk kam bërë ndërhyrje estetike", u shpreh Kryemadhi.

Sulmet e bashkëshortit, me të cilin tashmë është edhe në konflikt politik, Kryemadhi i quan të gabuara, ndërsa distancohet hapur nga Ilir Meta.

"Vazhdoj t’i qëndroj çdo deklarate time të lidhur me reformën në drejtësi. Nuk e sfidoj as sistemin e drejtësisë, as sistemin ku ne jetojmë dhe punojmë, pavarësisht problematikave që kemi. (...) Ndaheni me Ilir Metën për sulmet ndaj SPAK? Ndahemi". 

Hetimi pasuror ndaj Kryemadhi ka nisur rreth një vit me parë,  që u pasua edhe me kontrolle ne banesën e nënës së saj ku u sekuestruan edhe disa celularë. Në SPAK janë pyetur rrethi i ngushtë shoqëror dhe familjarë të ngushtë, përfshirë edhe nënën e Kryemadhit të cilën SPAK e mori në pyetje për 5 orë 2 muaj më parë.

Ora 15:39
A ke bërë ndërhyrje estetike? Kryemadhi del nga SPAK: Vetëm botoks si gjithë gratë e burrat! Celularin ta mbajnë, ka gjëra të bukura

 

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në dalje të SPAK u përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse ka kryer ndërhyrje estetike. Kryemadhi tha se ka bërë vetëm botoks si gjithë gratë e burrat. E pyetur nëse i është kthyer celulari i sekuestruar, Kryemadhi tha “le ta mbajnë se ka gjëra të bukura”, duke nënkuptuar se ende nuk e ka marrë.

"Lobimi, hetimi pasuror dhe operacionet plastike që flasin në TV janë në një çështje. Nuk kam bërë ndërhyrje estetike meqë e keni me dëshirë të madhe. Çdo grua që mirëmbahet nuk është ndërhyrje estetike. Pastaj nga ana tjetër, gjërat e tjera janë të faktuara.

Le ta mbajnë celularin. Ka vetëm gjëra të bukura në celularin tim. U pyeta për të gjitha nga fillimi në fund. Patjetër që botoks kam bërë si gjithë gratë dhe gjithë burrat. Fëmijët e mi nuk janë marrë në pyetje", tha Kryemadhi. 

Ora 15:36
Sulmet ndaj SPAK, Kryemadhi: Këtu ndahem me Ilir Metën, nuk e sfidoj drejtësinë

Monika Kryemadhi doli pas 5 orësh nga SPAK, ndërsa e pyetur nga gazetarët nëse ndahet nga Ilir Meta për sulmet ndaj drejtësisë, deputetja pohoi se po, në këtë pikë ndahet nga bashkëshorti i saj.

Kryemadhi tha se nuk e sfidon drejtësinë dhe se prokurorët janë aty për të bërë punë e tyre.

"Vazhdoj t’i qëndroj çdo deklarate time të lidhur me reformën në drejtësi. Nuk e sfidoj as sistemin e drejtësisë, as sistemin ku ne jetojmë dhe punojmë, pavarësisht problematikave që kemi,. Nëse do sfidoja nuk do isha nga deputete e pakta që ka dorëzuar në SPAK 6 padi për inceneratorin apo ndërtimit pa leje të inerteve në lidhje me inceneratorin. Të gjithë kemi ndasitë dhe qëndrimet tona. Lufta ime është betejë politike, as me prokurorët. Ata do bëjnë punë e tyre, unë jam një e paditur nga Veliaj. Ndaheni me Ilir Metën për sulmet ndaj SPAK? Ndahemi", tha Kryemadhi.

1713546205_metakryemadhi.jpeg

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Paulin: 13/06/2024 12:46

    fatkeqesisht duket si nje komedi tragjike qe luhet prej vitesh ne kurriz te shqiptarve. BHK dhe SPAK duhet tju vendosin hekurat publikisht ketyre mostrave me surrat njeriu por komedia vazhdon me dhjetra kamera te tv trash ku e pyesin per botoksin apo nerhyrje estetike. ata hyjne ne SPAK gjithe frike dhe dalin duke qeshur.

    Përgjigju
  • eri: 12/06/2024 21:26

    Goxha burra qe merren me botoxin e grave…

    Përgjigju
  • Qytetari: 12/06/2024 20:57

    Po me ashtu eshte, si te gjithe. Edhe Durim Bami te ajo foto qe e kane arrestuar po ta vesh re ka bere buzet me botox.

    Përgjigju
  • Tani: 12/06/2024 17:30

    Mmmmmm Botoxi

    Përgjigju
  • A. Anastasi: 12/06/2024 17:10

    Si thote, pergjitheson, bera botox si gjithe grate !? A thua kane para te gjitha grate. Po a pranojne te gjitha grate te bejne botox. A thua jane terbuar te gjitha grate..

    Përgjigju
    • Po mër po: 13/06/2024 09:40

      Kam vjedh shtetin si të gjitha gratë e burrat tha Monika

  • halla esma: 12/06/2024 13:06

    ARRESTOJENI KETE PLEHRE DHE MERRJANI TE GJITHA PASURITE,,TOKA,,SHTEPI,APARTAMENTE,,VILA, MAKINA,,LLOGARI BANKARE...DHE JEPJANI POPULLIT ,,,SE JA KA VJEDHUR POPULLIT...

    Përgjigju
    • Fshati: 14/06/2024 09:27

      Le te themi se paska vjedhë 300 milionë euro, ja marrim dhe ja ndajmë popullit, sa i bie 100 euro për person. Dëmi që i kanë bërë Shqipërisë është nga paaftësia e tyre, janë më të vërtetë shumë të mangët.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?