Politikë

Monika Kryemadhi në SPAK, batuta me gazetarët: Jam veshur me mavi…më ka vjedhur ngjyrën! Reforma në drejtësi ka devijuar ‘rrugës’

3 Mars, 12:40| Përditesimi: 3 Mars, 13:01

  • Share

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për hetimet mbi lobimin e LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Pasi doli nga SPAK, Kryemadhi shkëmbeu edhe batuta me gazetarët duke thënë se është veshur me bluzë ngjyrë lejla, pasi ‘mavia’ ia ka vjedhur asaj ngjyrën

“Kam dhe thonjtë biles e kam me përzgjedhje, mavia ma ka vjedh mua ngjyrën”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se nuk ka komunikim me Metën dhe se po fliste me fëmijet teksa po hynte në SPAK. Në proces divorci, deputetja e PL u tha gazetarëve që mos të ngatërrojnë Metën me Veliajn.

“Po flisja me fëmijët e mi. Ju e dini shumë mirë që unë nuk komunikoj me zotin Meta, po zotin Meta mos e ngatërroni me Erion Veliajn që flet çdo ditë me stafin e tij dhe u përgjigjet edhe komentuesve “, tha Kryemadhi.

Më pas, kryemadhi u ndal edhe në padinë e saj për inceneratorin e Tiranës, për të cilën tha se e ka depozituar fiks 4 vite më parë, por ende nuk ka asnjë reagim nga SPAK.

"Më 3 mars 2021 kam depozituar në SPAK padinë time për inceneratorin e Tiranës. Përmes kësaj deklarate i rikujtoj SPAK inceneratorin e Tiranës, se si Bashkia e Tiranës vijon të paguajë edhe sot vetëm për depozitimin 29 euro për ton, pa llogaritur administrimin e qytetit. Sot shohim që s’ka reagim nga SPAK, duke pasur parasysh që shohim vetëm disa viktima që janë marrë pjesë e evazionit fiskal", tha Kryemadhi. 

E pyetur nga gazetarja e Report TV, Keti Banushi mbi vendimin e Gjyjatës së Lartë që i rrëzoi rekursin për masën detyrim paraqitjeje, Kryemadhi tha se reforma në drejtësi ka probleme të mëdha, është nisur në një drejtim tjetër dhe është transformuar gjatë rrugës.

"Kjo histori kërkon një durim strategjik, do durim, do qetësi. Beteja këtu nuk është më me forcë, por për të krijuar një procedurë që në fund të ditës do shkojë drejt Strasburgut. Ka një vit që është dhënë vendimi për sekuestron e telefonit dhe ende nuk është zbardhur vendimi që unë të ankohem në Kushtetuese. Ka treguar që reforma në drejtësi ka probleme të mëdha, është nisur në një drejtim tjetër dhe është transformuar gjatë rrugës", tha Kryemadhi. 

Ndaj Kryemadhit dhe Metës rëndojnë 3 akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish. 

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jimmy: 03/03/2025 19:29

    Femra me e urryer ne shqiperi!vafsh ne djall!shkarravine femer!

    Përgjigju
  • anna: 03/03/2025 13:32

    Ka devijuar vertete moj mavri e veshur me mavi ,se po mos te kishte devijuar ti do ishe ne burg sot sepse ke akuza me shume se byrri yt .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?