Kronikë

VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë

13 Dhjetor 2024, 13:36| Përditesimi: 13 Dhjetor 2024, 14:43

  • Share

TIRANE- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi u paraqit sërish në SPAK sërish ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. 

Kryemadhi, të cilës i është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” ka mbërritur e vetme në SPAK ndërsa në duar mbante disa dokumente, ku mësohet se ka shkuar për të lexuar fashikujt nga dosja e SPAK që po e heton për korrupsion, pastrim parash e fshehje të pasurisë.

Përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhi iu drejtua shkurt gazetarëve

“Na e morët shpirtin. S’na latë rehat me marr frymë”.

GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë 'detyrim paraqitje', ndërsa po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Po për këtë dosje po hetohet dhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci. Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Kryemadhit i janë sekuestruar dhe dy vilat tek 'Kodra e Diellit"

S.B/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Geni: 13/12/2024 14:51

    O Mona me qetesi e dashuri, qa ke qe nervozohesh mi, punen po bejne, nuk po vjedhin e grabisin si juve…..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?