Sot në ‘Big Brother VIP’ ka qenë dita e dënimeve dhe Donaldi është dënuar t’i përgjigjet çdo gjëje “Po”.
Pjesë nga biseda
Monika: Unë dua të të puth
Donald: Si të më puthësh?
Monika: Të të puth more
Donald: Po, okej mirë
Monika: E pra tani përgatitu për puthjen time
Monika: Po do të puth në buzë
Donald: Në buzë ë? Uau Monika
Nderkohë Donaldi sot ka luajtur edhe me Beniadën, e cila është rrëzuar keq. Ajo e lagu me ujë aktorin e humorit, ndërsa ky i fundit kur po e tërhiqte, modelja u rrëzua në pllaka.
Fatmirësisht nuk ka lëndime të rënda, edhe pse duket sikur përplaset me kokë. Beniada qëllon me shuplakë Donaldin, ndërkohë që pasi bie në tokë të dy shpërthejnë në të qeshura.
“Çfarë bën moj budallaqe, çohu se le nam, o Zeno o motër”, thotë me humor Donaldi.
Ndërkohë që Beniada pranon se është vrarë goxha. “U tërbova”, thotë ajo, duke nënkuptuar që është dërrmuar.
“Ikim bëjmë një ezhe koke 10 minuta te spitali”, shprehet më tej Donaldi me humor.