Anija shqiptare kap gomonen me 24 emigrantë në Detin Egje! Pjesë e monitorimit të ujërave detare në kuadër të NATO-s

31 Mars, 12:01| Përditesimi: 31 Mars, 17:48

  • Share

Një gomone me 24 emigrantë është kapur mbrëmjen e djeshme (30 mars 2024) nga anija shqiptare ‘Lissus’ në detin Egje.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” sqaron se ekuipazhi shqiptar në koordinim me me rojën bregdetare turke e greke, ia dorëzoi emigrantët autoriteteve lokale për procedurat e mëtejshme.

“Anija shqiptare #Lissus në misionin #SeaGuardian në detin Egje vijon kontributin në parandalimin e emigracionit të paligjshëm në ujërat e Aleancës.

Ekuipazhi shqiptar, gjatë lundrimit në rajonin e patrullimit, konstatoi një gomone me 24 persona në bord, të cilën pas koordinimit me rojën bregdetare turke e greke, ia dorëzoi autoriteteve lokale për procedurat e mëtejshme”,-shkruan Peleshi.

Anija shqiptare “Lissus” është pjesë e misionit "SeaGuardian" të NATO-s në detin Egje.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?