Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit është caktuar Audrey Glover.
Glover, e cila do të dalë të premten në konferencë, do të drejtojë ekipin me 324 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet.
Kjo ëhstë hera e disatë që Glover vjen në vendin tonë për të monitoruar procesin zgjedhor.
Ajo drejtoi misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996, u rikthye sërish në vitin 2009, më pas në zgjedhjet e 2015 dhe në vitin 2019 dhe tashmë do të monitorojë edhe zgjedhjet e 14 Majit.
Komento