Zgjedhjet vendore, shefja e OSBE-ODIHR vizitë në KQZ! Celibashi: Garantojmë transparencën e plotë të KQZ dhe zbatimin strikt të ligjit

6 Prill 2023, 12:03| Përditesimi: 6 Prill 2023, 14:57

  • Share

TIRANË- Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit, Audrey Glover ka zhvilluar një vizitë në KQZ, ku u takua me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi.  Pa humbur kohë, Glover ka nisur punën për zgjedhjet vendore, ndërsa Celibashi ka zbardhur fokusin e bisedës. Ai shkruan se e ka njoftuar Glover me përgatitjet për zgjedhjeve vendoret, por ka prekur edhe sfidat me të cilat pritet të përballen. Celibashi thotë se i ka garantuar Glover transparencën e plotë të KQZ dhe zbatimin strikt të ligjshmërisë.

"Ambasadorja Glover vlerësoi informacionin paraprak, prezantoi planet për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe nënvizoi rëndësinë e këtij procesi zgjedhor për Shqipërinë”, shkruan Celibashi.

Glover do të drejtojë ekipin me 324 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet vendore. Ndërkohë, ditën e nesërme, Glover  do të mbajnë një konferencë shtypi mbi hapjen e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve për zgjedhjet vendore.

Kjo është hera e disatë që Glover vjen në vendin tonë për të monitoruar procesin zgjedhor. Britanikja e 'hekurt' ka drejtuar misionin e ODIHR për 4 herë në Shqipëri: në vitin 1996, ku shpalli zgjedhjet e manipuluara të 26 majit, në vitin 2009, si dhe në vitin 2015 dhe në vitin 2019. Tashmë do të monitorojë edhe zgjedhjet e 14 Majit.

Ora 14:50
‘Vendoret’/ Celibashi zbardh takimin me shefen e OSBE/ODHIR: Garantojmë transparencën e plotë të KQZ dhe zbatimin strikt të ligjshmërisë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka zbuluar detaje nga takim me shefen e OSCE/ODHIR, Audrey Glover e cila do të monitorojë zgjedhjet e 14 majit. Celibashi shkruan se ka njohur Glover me përgatitjet për zgjedhjet si edhe thotë që i ka garantuar asaj transparencën e plotë të KQZ dhe zbatimin strikt të ligjshmërisë.

“Mikpritëm sot në KQZ Shqipëri, Shefen e Misionit të OSCE/ODHIR, Ambasadoren Audrey Glover dhe ekipin e saj, të cilët i njohëm me përgatitjet e zgjedhjeve vendore, si edhe sfidat e deritanishme. Me ekipin e OSBE/ODIHR, theksova se garantojmë transparencën e plotë të KQZ dhe zbatimin strikt të ligjshmërisë. Ambasadorja Glover vlerësoi informacionin paraprak, prezantoi planet për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe nënvizoi rëndësinë e këtij procesi zgjedhor për Shqipërinë”, shkruan Celibashi.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?