Policia Rrugore e Shkodrës bën me dije se ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e lëvizjes së automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut, ku janë përdorur edhe dronë.
Gjatë monitorimit, në akset rrugore “Shkodër-Hani i Hotit” dhe “Shkodër-Lezhë”, policia raporton se ka konstatuar 5 drejtues automjetesh, të cilët kryenin parakalime të rrezikshme.
Ata janë gjobitur me gjobë që varion nga nga 5 000 deri në 12 000 lekë.
“Shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e lëvizjes së automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.
Si rezultat i monitorimeve të pandërprera në akset rrugore, duke përdorur edhe dronë, janë konstatuar shkelje të rregullave të qarkullimit, të cilat përbëjnë burim të lartë rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.
Gjatë monitorimit me dron, në akset rrugore “Shkodër-Hani i Hotit” dhe “Shkodër-Lezhë”, u konstatuan 5 drejtues automjetesh duke kryer parakalime të rrezikshme. Këta drejtues automjetesh u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 5 000 deri në 12 000 lekë.
Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur”, njoftoi policia.
Komente
