Aktorja dhe regjisorja shqiptare Klodi Kadillari jeton e punon në në Itali. Nga karantina ajo përshëndet Report TV, duke recituar një pjesë nga monodrama “Pikëllim e dashuri” kushtuar Nënë Terezës dhe një poezi që poeti arbëresh Salavatore Giamo i ka dërguar në karantinë. Duke e lidhur performancnë e saj me situatën e rëndë të krijuar nga Covid 19, Kadillari pëcjell një mesazh të fortë, që njerëzit ta duan njëri-tjetrin, sepse mungesa e dashurisë është sëmundja që vret më shumë sesa Covid -19, shprehet artistja.
“Përshëndetje Report Tv, përshëndetje të gjithë miqtë e mi. Jetojmë në këto ditë pandemie, në këto ditë të një armiku të padukshëm. Por ne artistët kemi një mision, kemi një qëllim, sepse ne nuk duhet të dorëzohem përpara faktkeqësive, sepse ne nuk kemi kohë të frikësohemi, sepse ne nuk kemi kohë të trishtohemi, pasi duam të japim shumë-shumë që të ndezim zemrat dhe t’u japim dritë atyre që kanë nevojë për dashuri”, shprehet Kadillari, e cila për miqtë e saj ka shkëputur dy pjesë që i rrinë fort për zemër, e para është nga monodrama “Pikëllim dhe dashuri” kushtuar Nënën Terezës dhe e dyta është një poezi që tashmë këndohet nga të gjithë arbëreshët, një poezi që e ka marrë si dhuratë nga Salvatore Giamo një artist arbëresh.
“Jo pa qëllim kam zgjedhur këto dy interpretime, pasi jam shqiptare, kam gjakun e arbërit dhe kam dashurinë e Nënë Terezës”, thotë Klodi Kadillari për Report TV, ndërsa reciton një fragment dramatik, për një njeri të braktisur, që të bënë të trondit e të bënë të reflektosh në dashurinë njerëzore.
Pëmes recitimit të saj, Kadillari përcjell mesazhin se sëmundja më e madhe e ditëve tona, sesa pandemia Covid -19 është se ne njerëzit nuk e duan njër-tjetrin.
“Po ju a e kuptoni se sëmundja më e madhe e ditëve tona nuk është gërbuja, nuk është AIDS, nuk është COVID 19. Sëmundja më e madhe e ditëve tona është se nuk e shikojmë njëri- tjetrin në sy. Më shumë kujdes e rëndësi u japim qenve e maceve në shtëpi, dhe jo njerëzve”, reciton Kadillari.