Qumësht

Ekonomi

Monopoli i qumështit/ Resuli: Në Shqipëri 1.8 euro/litri, në Itali 1.3 euro! Si bie çmimi për blegtorinë por rritet për konsumatorin?

5 Tetor, 18:45| Përditesimi: 5 Tetor, 21:16

  • Share

Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka ngritur një shqetësim me të cilin janë përballur fermerët shqiptarë gjatë këtij viti. Sipas Resulit, çmimi i qumështit të lopës i paguar nga grumbulluesit dhe industria përpunuese është ulur me 3 deri në 10 lekë për litër, teksa e kundërta ka ndodhur në vendet e BE-së.

Resuli thekson se çmimi i raftet e supermarketeve çmimi i qumëshit është rritur dhe jo ulur. Ai sjell si shembull çmimin e qumështit në Itali, që është më i lirë në supermarkete,1.3 €/l, ndërsa në vendin tonë arrin deri në 1.8 €/l.

Sipas tij duhet të bëhet një ndërhyrje urgjente pasi kjo situatë po dëmton njëkohësisht prodhuesin dhe konsumatorin, shkatërron zinxhirin e prodhimit vendas dhe rrezikon të ardhmen e blegtorisë shqiptare.

Postimi i plotë:

Gjatë gjithë vitit 2025, fermerët shqiptarë janë përballur me një realitet të ashpër: çmimi i qumështit të lopës i paguar nga grumbulluesit dhe industria përpunuese është ulur me 3 deri në 10 lekë për litër, duke i vënë blegtorët nën një presion të vazhdueshëm ekonomik.

Ndërkohë, paradoksi më i madh ndodh në anën tjetër të zinxhirit: në raftet e marketeve dhe dyqaneve të lagjeve, çmimi për konsumatorin rritet pothuajse çdo ditë!

Europa ndryshe – Shqipëria përmbysur

Në të njëjtën periudhë, vendet e BE-së kanë parë një rritje të çmimit të qumështit kudo, duke reflektuar realisht kostot dhe duke mbështetur fermerët. Në Shqipëri ndodh e kundërta: çmimi bie për blegtorin dhe rritet për konsumatorin – një skemë që u shtrydh “deri në palcë” ata që prodhojnë dhe i detyron konsumatorët të paguajnë më shumë.

 Shembulli nga Italia

Siç tregon edhe fotoja që më ka dërguar një blegtor nga Italia, qumështi i pasterizuar dhe UHT nuk e kalon vlerën e 1.3 €/l, ndërsa në Shqipëri çmenduria arrin deri në 1.8 €/l – një diferencë e pajustifikueshme për një vend me të ardhura shumë më të ulëta.

Pyetja që ngrihet është thelbësore:

Si është e mundur që çmimi për blegtorinë bie, ndërsa çmimi për konsumatorin rritet? Kush përfiton nga kjo lojë? Kush e mban peng tregun e qumështit?

Ky është një oligopol i pastër që dëmton njëkohësisht prodhuesin dhe konsumatorin, shkatërron zinxhirin e prodhimit vendas dhe rrezikon të ardhmen e blegtorisë shqiptare.

 Është koha të kërkohet ndërhyrje urgjente në këtë treg të shtrembëruar. Pa blegtori të fortë, nuk ka as siguri ushqimore dhe as zhvillim rural të qëndrueshëm.

Xh.K/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • xxxx: 06/10/2025 06:49

    107% takse mbi makaronat e eksportuara ne amerike zemren e tregut te lire qe synon te ndeshkoje praktikat e parregullta dumping te origjines me perjashtim vetem te harilla, ama hesht ky mall mbi cmimet e rajonit dhe BE duhet konfiskuar dhe nuk duhet lejuar te shitet. Praktika dumping fshihet tek cmimi i diktuar fermereve dukshem i ulet i shtrenguar me forcen e kapolaratit. Ky quhet evazion fiskal nder te tjera

    Përgjigju
  • Iris: 06/10/2025 04:40

    Fillojeni nga vetja.Para ca kohesh po ndiqja nje emision gatimi ne YOUTUBE dhe u perdor qumesht.Drejtuesja e emisionit bashke me guzhinjeren po i benin reklame nje qumshti shitur ne /X/ supermarket si shume i mire.Qumeshti vinte nga Italia.Tani perse nuk perdornin qumesht vendas e t'i benin reklame cilesise se qumshtit vendas e keshtu te ndihmonin blektoret vendas.Vertet po i benin indirekt reklame supermarketit,por a nuk mbajne supermarketet ne Shqiperi dhe qumesht nga blektoret vendas?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?