Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka ngritur një shqetësim me të cilin janë përballur fermerët shqiptarë gjatë këtij viti. Sipas Resulit, çmimi i qumështit të lopës i paguar nga grumbulluesit dhe industria përpunuese është ulur me 3 deri në 10 lekë për litër, teksa e kundërta ka ndodhur në vendet e BE-së.
Resuli thekson se çmimi i raftet e supermarketeve çmimi i qumëshit është rritur dhe jo ulur. Ai sjell si shembull çmimin e qumështit në Itali, që është më i lirë në supermarkete,1.3 €/l, ndërsa në vendin tonë arrin deri në 1.8 €/l.
Sipas tij duhet të bëhet një ndërhyrje urgjente pasi kjo situatë po dëmton njëkohësisht prodhuesin dhe konsumatorin, shkatërron zinxhirin e prodhimit vendas dhe rrezikon të ardhmen e blegtorisë shqiptare.
Postimi i plotë:
Gjatë gjithë vitit 2025, fermerët shqiptarë janë përballur me një realitet të ashpër: çmimi i qumështit të lopës i paguar nga grumbulluesit dhe industria përpunuese është ulur me 3 deri në 10 lekë për litër, duke i vënë blegtorët nën një presion të vazhdueshëm ekonomik.
Ndërkohë, paradoksi më i madh ndodh në anën tjetër të zinxhirit: në raftet e marketeve dhe dyqaneve të lagjeve, çmimi për konsumatorin rritet pothuajse çdo ditë!
Europa ndryshe – Shqipëria përmbysur
Në të njëjtën periudhë, vendet e BE-së kanë parë një rritje të çmimit të qumështit kudo, duke reflektuar realisht kostot dhe duke mbështetur fermerët. Në Shqipëri ndodh e kundërta: çmimi bie për blegtorin dhe rritet për konsumatorin – një skemë që u shtrydh “deri në palcë” ata që prodhojnë dhe i detyron konsumatorët të paguajnë më shumë.
Shembulli nga Italia
Siç tregon edhe fotoja që më ka dërguar një blegtor nga Italia, qumështi i pasterizuar dhe UHT nuk e kalon vlerën e 1.3 €/l, ndërsa në Shqipëri çmenduria arrin deri në 1.8 €/l – një diferencë e pajustifikueshme për një vend me të ardhura shumë më të ulëta.
Pyetja që ngrihet është thelbësore:
Si është e mundur që çmimi për blegtorinë bie, ndërsa çmimi për konsumatorin rritet? Kush përfiton nga kjo lojë? Kush e mban peng tregun e qumështit?
Ky është një oligopol i pastër që dëmton njëkohësisht prodhuesin dhe konsumatorin, shkatërron zinxhirin e prodhimit vendas dhe rrezikon të ardhmen e blegtorisë shqiptare.
Është koha të kërkohet ndërhyrje urgjente në këtë treg të shtrembëruar. Pa blegtori të fortë, nuk ka as siguri ushqimore dhe as zhvillim rural të qëndrueshëm.
Komente

107% takse mbi makaronat e eksportuara ne amerike zemren e tregut te lire qe synon te ndeshkoje praktikat e parregullta dumping te origjines me perjashtim vetem te harilla, ama hesht ky mall mbi cmimet e rajonit dhe BE duhet konfiskuar dhe nuk duhet lejuar te shitet. Praktika dumping fshihet tek cmimi i diktuar fermereve dukshem i ulet i shtrenguar me forcen e kapolaratit. Ky quhet evazion fiskal nder te tjera
PërgjigjuFillojeni nga vetja.Para ca kohesh po ndiqja nje emision gatimi ne YOUTUBE dhe u perdor qumesht.Drejtuesja e emisionit bashke me guzhinjeren po i benin reklame nje qumshti shitur ne /X/ supermarket si shume i mire.Qumeshti vinte nga Italia.Tani perse nuk perdornin qumesht vendas e t'i benin reklame cilesise se qumshtit vendas e keshtu te ndihmonin blektoret vendas.Vertet po i benin indirekt reklame supermarketit,por a nuk mbajne supermarketet ne Shqiperi dhe qumesht nga blektoret vendas?!
Përgjigju