Degradimi i Kishës Monument Kulture i kategorisë së parë ka filluar qysh herët ndaj dhe problemi në të është aq i madh sa e bën thuajse të pamundur rikthimin e kësaj kishe në gjendjen e mëparshme.
Mirëpo ditëve të fundit në këtë kishë janë thelluar më tepër dëmet duke përfshirë tashmë edhe rrëzimin e hyrjes së kishës e cila kishte mbetur deri diku e paprekur.
Përveç pjesëve murale dhe çatisë, të cilat janë shembur dhe degraduar ndër vite, me shembjen edhe te hyrjes, kisha e Shën Mërisë në fshatin Barmash të rrethit të Kolonjës, një objekt qindravjeçar aktualisht është në një gjendje të rrënuar e cila kërkon ndërhyrje nga institucionet për të bërë të mundur shpëtimin e vlerave të këtij objekti.