Në stadiumin "Marc'Antonio Bentegodi", Verona vendase humbi 1-3 me Monzën, sfidë e vlefshme për raundin e 11-të në Serie A. Miqtë e Palladinos kaluan në avantazh me Colombon pas 41 minutave lojë, duke e mbyllur fraksionin e parë të ndeshjes në avantazh. Në pjesën e dytë ishte sërish Colombo që do shënonte golin e qetësisë në të 73 minutë, para se Caldirola në minutën e 84 të shënonte për 0-3. Në të 86 minutë ishte Folorunsho që shënoi golin e flamurit për vendasit. Me 16 pikë, Monza shkon në vendin e tetë, teksa Verona me tetë pikë mban pozitën e 17-të.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Juventusi mund 0-1 Fioren dhe ndjek Interin në krye të Serie A, Roma përmbys Leccen! Monza mund Veronën dhe sheh nga Evropa
S.Dh/ReportTv.al