‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

1 Tetor, 15:05| Përditesimi: 1 Tetor, 16:00

  • Share

Deputeja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është shfaqur duke kërcyer pasditen e sotme në ambientet e një pishine pas procedimit penal që ndërrmori Policia e Tiranës për ta dërguar në SPAK.

Kryemadhi shprehet se pamjet e shfaqura në video tregojnë dhe ‘moodin e saj’. Nga ana tjetër Kryemadhi duket se ka thumbuar kolegët e saj si nga mazhoranca dhe opozita.

“Nuk mu ndanë sa majtas djathtas”, thotë Kryemadhi në statusin e saj në rrjetin Instagram.

Monika Kryemadhi është një nga 23 deputetët e dërguara, ditën e sotme nga Policia e Tiranës për procedim penal në SPAK, pas dhunës së djeshme në seancën e Kuvendit të Shqipërisë.

Pasditen e të hënës së 30 Shtatorit opozita rikthehu në Kuvendin e Shqipërisë skenat e dhunës, ku përfaqësuesit e saj i vendosën flakën karrigeve dhe u konfliktuan fizikisht me disa përfaqësues të mazhorancës.

Partia Socialiste depozitoi ditën e djeshme kërkesën në Kuvendin e Shqipërisë për përjashtimin e 24 deputetëve që morën pjesën në revoltën e ndodhur brenda seancës.

Për ngjarjet e ndodhura në Kuvend ditën e sotme kanë reaguar dhe ndërkombëtarët, duke thënë se rruga e zgjedhur nga opozita nuk është e duhura dhe kanë ftuar që palët të marrin pjesë në dialog.

 

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjino: 02/10/2024 21:32

    Po po e gzoshni pasunin dhe Jet te gjat un nuk ju kam inat se ky popull ket don

    Përgjigju
  • SPAKU: 02/10/2024 07:56

    Tunde moj nare tunde po do e tundesh mire ne qeli....te vejn muzike skrapari ato aty....sa te marrin dhe ca prona po he se do kercesh me 1 kemb pastaj......drone

    Përgjigju
  • Iris: 02/10/2024 02:18

    Tunde Nafije tunde dybekun,po te pret SPAK-u me /tufa me lule/!

    Përgjigju
  • Zoni: 01/10/2024 21:37

    Tamam çingije nga Myzeqeja.

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 01/10/2024 16:38

    Nuk te ndahemi moj

    Përgjigju
  • Viçi nga çepani: 01/10/2024 15:48

    Me gjithë respektin për median shkurt dhe qartë duhet thënë në media,në popull,në parlament,në ambasada,në diasporë e kudo boll.boll.boll më Shqipëri e djegur, shkatërruar,vrarë e gjakosur për Sali viçidolin e like Çepani "Salianji është loja" halli është Salehu e Likehu dy antishqiptarët më të qelbur të kombit shqiptar.Spakshpëto Shqipërinë e shqiptarët !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?