Ekonomi
Top 24

Moody’s dhe S&P konfirmojnë vlerësimin pozitiv për ekonominë, 'Financat': Kemi bërë progres, kriza rrezik për reformat

3 Gusht 2019, 14:14| Përditesimi: 3 Gusht 2019, 14:27

  • Share

Sot dy agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit Moody’s dhe Standard &Poor’s konfirmuan vlerësimin B+ për Shqipërinë me pritshmëri të qëndrueshme. Ministria e Financave dhe Ekonomisë shprehet se ky konfirmim bazohet në rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe vijimësinë e saj në periudhën afat-mesme; uljen e borxhit publik dhe deficitit, si dhe përmirësimi i llogarisë korrente dhe përballueshmërinë e tyre nga flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte.

"Agjencitë vlerësojnë se profili makroekonomik i Shqipërisë si dhe parametrat e borxhit kanë vazhduar të përmirësohen. Vlerësimi i qëndrueshëm merr në konsideratë nga njëra anë përmirësimin e profilit makroekonomik, progresin në reformat strukturore dhe institucionale, si dhe konsolidimin fiskal të arritur gjatë viteve të fundit.

Vlerësohet se dinamika e rritjes ekonomike është përmirësuar gjatë viteve të fundit me perspektivën ekonomike të favorshme, pavarësisht moderimit të rritjes gjatë këtij viti. Situata e jashtme sidomos e rritjes në vendet partnere të tregtisë, si dhe luhatjet klimaterike përbëjnë rreziqet kryesore ndaj rritjes.

Pavarësisht se situata e fundit politike identifikohet si një rrezik për perspektivën ekonomike dhe për ritmin e implementimit të reformave strukturore, agjencitë vlerësojnë se qeveria shqiptare do të vijojë me axhendën e reformave në afatin e mesëm, në linjë me aspiratat për integrimin në BE.

Agjencitë parashikojnë vazhdimin e konsolidimit fiskal dhe vijimësinë e uljes së borxhit publik, në përputhje edhe me rregullin fiskal, si dhe vlerësojnë pozitive përpjekjet e autoriteteve për të përmirësuar administrimin e të ardhurave.

Gjithashtu vlerësohen planet për të rritur rolin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në vlerësimin e rreziqe vetë mundshme të PPP. Vlerësohet se cilësia e institucioneve shqiptare është përmirësuar në vazhdën e rrugëtimit drejt BE, gjë e cila mbështet perspektivën pozitive të rritjes afatmesme. Progres i dukshëm është bërë në reformën në drejtësi, e cila po vijon, si dhe në luftën kundër ekonomisë informale, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërkohë që progresi në fushat e “sundimit të ligjit” dhe “të drejtave të pronësisë” ka përmirësuar klimën e biznesit" thuhet në reagimin e ministrisë.

Komento

Komente

  • adamo311: 08/08/2019 03:25

    Sot dy agjencitë ndërkombëtare... Jan agjensi PRIVATE, te njejtat qe kane sjelle krizen Greke gjegj. perendimore ne 2008!!! Nga lat. Privare = Placke!!!! Poshte fashistat, babylonian CABAL money system!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?