Morata peng i Juves për te Barça, 'zonja' tenton 'martesën' me Icardin! Atalanta blen sulmues për 22 mln euro

2 Janar 2022, 14:31| Përditesimi: 2 Janar 2022, 15:23

  • Share

Juventus dhe Mauro Icardi duket se janë të destinuar për t’u martuar pas shumë e shumë thashethemesh. Me dëshirën e trajnerit Allegri pritet që klubi bardhezi të tentojë shumë shpejt për argjentinasin e Paris SG, që në Francë nuk e ka gjetur asnjëherë veteveten. Një avantazh për ‘zonjën’ nga Torino është fakti se Paris SG është e hapur për largimin e futbollistit, por problemi qëndron te Formula.

Francezët e kanë të nevojshme të mbledhin 100 milionë euro në merkaton e janarit, por Juventus kërkon vetëm huazimin. Kjo sepse bardhezinjtë synojnë merkaton e verës për të zgjedhur sulmuesin e së ardhmes, ndërsa Icardin drejtuesit e shohin si zgjedhje momentale. Në pritje të negociatave, nëse mbyllen me sukses, kjo marrëveshje i hap rrugën një tjetre.

Nëse Juventus merr Icardin atëherë ka premtuar se do të lejojë Morata-n të bashkohet me Barcelonën. Kjo sepse bardhezinjtë kanë vendosur të mos pagujnë 40 mln euro në fund të sezonit për të blerë përfundimisht spanjollin. Nga ana tjetër vetë Morata pëlqen shumë të transferohet te skuadra e drejtuar nga Xavi, por fillimisht Juventus duhet të gjejë një sulmues.

Të hënën ndërkohë, më 3 janar, Atalanta do të zyrtarizojë blerjen e Jeremy Boga nga Sassuolo për 22 milionë euro. Futbollisti ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe pritet vetëm firma zyrtare kur të hapet merkato.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?