Kreu i PD-së Lulzim Basha

Opinion

Moratoriumet, si 'shpresë' e humbur e Lulzimit

14 Prill 2021, 15:04| Përditesimi: 14 Prill 2021, 15:07

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nënshkruar së fundi,një marrëveshje me Shoqatën Kombëtare të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, ku ndër të tjera u zotua që të mos ketë taksa mbi 0.5 per qind të xhiros.Kreu aktual i opozitës, e ka quajtur këtë marrëveshje “një hap drejt qëllimit madhor të PD për ringritjen ekonomike, zgjimit kombëtare ekonomik, hapjes së vendeve të punës dhe rritjes së pagave për shqiptarët”.Po ashtu ai ka deklaruar se “një nga pikat e marrëveshjes është edhe një moratorium për bizneset për një periudhë kohë prej 12 muajsh”.

Pra, Lulzimi pretendon se “me një reformë e thellë fiskale që do të realizohet brenda 90 ditëve të para, ai do të çlirojë bizneset nga taksat e larta”. Edhe pse kanë mbetur edhe afro 10 ditë nga dita finale e humbjes së madhe, Lulzimi nuk heq dorë nga premtimi tipik i njeriut që “flet e flet dhe pastaj bëhet pishman”. Ai duket sikur gjithçka e ka marrë borxh nga fushata e 2001 e Doktorit. Njeriu që sa ishte në pushtet, i la 85 per qind të bizneseve të “lulëzonin” duke mos paguar energjinë, ujin, taksat, që la 90 per qind të shqiptarëve të ndërtonin ku ti mbushej mëndja, duke shkelur ligjet dhe rregullat dhe duke zaptuar troje me pronarë të ligjshëm, premton të “gjallërojë biznesin”. Premton të ulë taksat dhe “ngrejë rrogat dhe pensionet”, premton të “çlirojë ekonominë nga kapja e oligarkëve”, por nuk rri dot pa bashkëpunuar me ata për interesat e tij. Moratoriumet, duken si “shpresa” e fundit e Lulzimit për të arritur tek “ndryshimi i madh”.

Ai premton “uljen e çmimit të ujit, karburanteve, energjisë, uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore në masën 18 per qind, uljen e taksave vendore dhe qëndrore, rimbursimin e fermerëve, dokerëve,”, etj…etj.. Nuk ka të ndalur furia e premtimeve të kryetarit të opozitës. Ai që nuk del njëherë me “aleatët” por i ka degdisur ata cepave të Shqipërisë, ai që nuk del njëherë me militantët e vërtetë të asaj partie në bazë, por rreshton njerëz të paguar për rrëmuja dhe dhunë, papritur nënshkruan “moratoriume bashkëpunimi” me pseudoshoqata biznesi. Pasi iku nga pushteti dhe la pas një rrumpallë të madhe në ekonomi, financa, taksime, dhe një gropë të madhe me borxhe kudo, tani Lulzimi është kujtuar të kërkojë sërish pushtetin, me mendimin “ta provoj edhe njëherë, se nuk u bë qameti”.

Njeriu që nuk ka menduar dhe nuk mendon dhe punon për asnjë moment për zhvillimin dhe ndërtimin, njeriu që deri para pak muajsh sikteriste imazhin e Shqipërisë në takimet me ndërkombëtarët, nuk stepet para asgjëje, por premton dhe mashtron hapur këdo, që ka një fije besimi boshe, se “Lulzimi ndoshta kësaj here e ka seriozisht”.Të ulesh dhe firmosësh “moratoriume” me Lulzimin në fushatë për ti përmbushur interesat e tij të pushtetit, është marrëzi, humbje kohe dhe kthim mbrapa. Askush nga bizneset, nuk ka interes të futet në imagjinatën dhe vorbullën pa fund të kryetarit të opozitën, askush nga bizneset nuk ka dëshirë të rikthehet në kohën e rrumpallës, ku fitonte ai që nuk paguante taksat dhe tatimet, dhe humbiste ai që zbatonte ligjet e shtetit.

Askush nga bizneset, nuk pranon të rikthehet koha e “xhupzinjve” me kollare, që terrorizonin bizneset dhe tregëtarët, duke u zhvatur fitimet dhe mbyllur aktivitetin. Këto kërkon të arrijë Lulzimi me estradën e “moratoriumeve”, një kapitull që merr fund pas 25 Prillit, kur vendi dhe shqiptarët do të ecin të sigurtë në rrugën e vazhdimësisë, progresit dhe begatisë europiane.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?