Kronikë

Moratoriumi i gjuetisë, Marikaj në Report Tv: Ministria e Mjedisit është në diskutime për shtyrjen ose jo! Nuk mbyllet pa një ligj të detajuar për gjuetinë

12 Prill 2021, 14:59| Përditesimi: 12 Prill 2021, 18:26

  • Share

Deklarata nga Divjaka e kreut të PD-së, Lulzim Basha se do ta anulojë moratoriumin e gjuetisë sapo të vijë në pushtet ka krijuar reagime nga qytetarë por edhe nga institucionet.

Për Klodiana Marikajn, Drejtore e Biodiversitetit në Ministrinë e Mjedisit, moratoriumi i deritanishëm përveçse rritur ndjeshëm ndërgjegjësimin e njerëzve ka bërë të mundur shtimin e popullatës së faunës në vend, sidomos shpendëve të rrezikuar.

"Situata është përmirësuar ndjeshëm. Sa i përket mos zgjatjes së moratoriumit çështje është në diskutim. Do kemi një takim me grupet e interesit për të diskutuar nëse moratoriumi do ndërpritet apo do vazhdojë. Nëse do shfuqizohet do duhet të përcaktohet qartë, duhet një strategji, për zonat e gjuetise dhe koha, kuotat për të qenë e lejuar", tha Marikaj.

Teksa u shpreh se kjo masë pavarësisht se ishte drastike ka siguruar një situatë qetësie, specialistja e Ministrisë së Mjedisit bëri me dije se iu vu një pengesë edhe gjuetarëve të huaj që vinin në mënyrë klandestinë dhe bënin gjueti të paligjshme.

Në vitin 2016  janë bërë inspektime dhe janë vendosur gjoba. Monitorimi i zbatimit ka qenë një proces i vazhdueshëm. Vrasja e kafshëve të rrezikuara janë edhe në Kodin Penal, gjë që e lufton edhe më shumë abuzimin.  Nëse tërhiqemi nga moratoriumi duhet të ketë ligj për gjuetinë në radhë të parë që t'i përcaktojë qartë të gjitha standardet dhe detajet se si bëhet gjuetia.  I gjithë ky diskutim do të shoqërohet edhe më nje ligj", tha Klodiana Marikaj.

Kujtojmë se nga Divjaka, Kreu i PD-së, Lulzim Basha pak ditë më parë tha se sapo të vijë në pushtet do të anulojë moratoriumin e gjuetisë. 

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/04/2021 03:26

    Moratoriumin e gjuetise jo vetem t'a mbani,por dhe t'a ashpersoni,se dhe keshtu si eshte ka shkelje.

    Përgjigju
    • tahip: 20/08/2021 09:10

      duhet te shtohen siperfaqet e mbjella me kanabis neper pyje , dhe njekohesisht duhet te rritet kriminaliteti ne rruge dhe kudo ..vetem moratoriumin e gjuetise mos e hapni o plera .

  • Emri: 12/04/2021 18:11

    Kafshet jane te pafajshme! Vendosni gjuetine e njerezve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?