Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit

Moratti mbron Icardin: Ka qënë kapiten i shkëlqyer, vendim i pavlerë heqja e shiritit

14 Shkurt 2019, 12:38| Përditesimi: 14 Shkurt 2019, 13:35

  • Share

Nuk mund të mungonte komenti i Massimo Moratti-t për çështjen Icardi që ka tronditur botën zikaltër. Ish-presidenti i Interit në një intervistë për mediat italiane ka mbrojtur sulmuesin argjentinas duke thënë:“Icardi ka qënë një kapiten shumë i mirë pasi gjithmonë ka luajtur me entuziazëm dhe profesionalizëm dhe nuk kam asgjë për të thënë”. 

Më pas Moratti thumbon edhe shoqërinë, pra drejtuesit zikaltër për faktin se çdo gjë doli në publik dhe kjo sipas tij nuk ishte diçka e bukur dhe ka vijuar:

Më duket një çështje e pavlerë në mes të sezonit ku nuk ka as mundësi ta shesësh lojtarin dhe me objektiva për t’u arritur. Kjo është një situatë që e largon lojtarin nga klubi dhe klubin nga lojtari", sqaron ish-padroni zikaltër i cili në fund e mbyll duke thënë se çfarë do bënte ai. 

“Nuk i di arsyet dhe nuk mund të kuptoj qartë motivet e këtij vendimi. Do ketë pasur arsye apo edhe strategji të brendshme në të cilat nuk mund të hyj” e mbyll Moratti.
Interi dje i hoqi shiritin e kapitenit Mauro Icardit dhe ia kaloj portierit Samir Handanovic.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?