BRITANI E MADHE- Ish kancelari i Thesarit, Rishi Sunak do të jetë kryeministri i ri i Britanisë së Madhe. Sunak u zgjodh kreu i Partisë Konservatore, pasi Penny Mordaunt u tërhoq nga gara disa minuta para se të mbylleshin nominimet për garën e lidershipit konservator. Duke qenë kandidati i vetëm, Sunak mori udhëheqjen e deputetëve konservatorë dhe rrjedhimisht do të jetë edhe kryeministri i ri britanik.
Sunak do të bëhet kryeministri i parë britanik aziatik i Mbretërisë së Bashkuar dhe njëkohësisht edhe kryeministri më i ri në më shumë se një shekull, 42 vjeç. Teksa njoftoi dorëheqjen nga gara për udhëheqësin e konservatorëve, Mordaunt tha se mbështet kandidaturën e Sunak ndërsa falënderoi edhe deputetët për mbështetjen që i dhanë asaj.
“Si rrjedhim, ne kemi zgjedhur tashmë kryeministrin tonë të ardhshëm. Ky vendim është historik dhe tregon edhe një herë diversitetin dhe talentin e partisë sonë. Rishi ka mbështetjen time të plotë. Unë jam krenare për fushatën që zhvilluam dhe falënderoj të gjithë ata, në të gjitha anët e partisë sonë, që më dhanë mbështetjen e tyre. Ne të gjithë i detyrohemi vendit, njëri-tjetrit dhe Rishi që të bashkohemi dhe të punojmë së bashku për të mirën e kombit. Ka shumë punë për të bërë”, shkroi Mordaunt.
Deputetët konservatorë kanë pritur me brohori zgjedhjen e Sunak në krye të partisë. Disa prej tyre përplasën duart në tavolinë, ndërsa disa të tjerë përplasën dyert. Por nga ana tjetër opozita ka përsëritur thirrjen për t’u futur në zgjedhje të përgjithshme, duke argumentuar se Sunak nuk ka një mandat demokratik për t'u bërë kryeministër.
Kryeministri i ri pritet të marrë detyrën në ditët në vijim. Sunak u është drejtuar deputetëve konservatorë. Në fjalimin pas dyerve të mbyllura, Sunak u tha atyre se kjo do të ishte një periudhë e vështirë. Mbreti do të emërojë Sunak, ditën e nesërme, i cili do të marrë detyrën nga Truss pas dorëheqjes së saj.
Sunak do të marrë detyrën në një kohë kur Britania e Madhe po përballet me sfida të mëdha ekonomike. Sunak ende nuk ka shpalosur ndonjë plan të detajuar për të ringritur ekonominë e vendit, përveç gjatë fushatës që bëri gjatë verës për t’u zgjedhur si lideri i konservatorëve përballë Liz Truss. Sunak nuk arriti të fitojë përballë kandidaturës së Truss para shtatë javësh kur u mbajtën zgjedhjen për udhëheqësin konservator.
Sunak do të jetë kryeministri i katërt radhazi, pas Theresa May, Boris Johnson dhe Liz Truss, që do të marrë pushtetin pa zgjedhje të përgjithshme. Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme nuk do të zhvillohen të paktën deri në vitin 2024, pasi konservatorët fituan një shumicë dërrmuese në të fundit në 2019. Sunak nuk është i detyruar të thërrasë zgjedhje të parakohshme sipas sistemit politik parlamentar të Mbretërisë së Bashkuar.
Largimi i Mordaunt nga gara i hapi Sunak rrugën për t’u bërë udhëheqësi i i Britanisë, ndonëse kishte mbështetjen më të madhe nga deputetët konservatorë, rreth 200 prej tyre. Kandidat pritej të ishte edhe ish-kryeministri Boris Johnson, por edhe ai njoftoi paraditen e sotme se nuk do të merrte pjesë në garë.
Liz Truss dha dorëheqjen si kryeministre pas 45 ditësh në detyrë, duke e bërë atë kryeministren me mandatin më të shkurtër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Dorëheqja e saj vjen pas gjashtë javësh të trazuara në detyrë. Duke folur jashtë zyrës së kryeministrisë në Londër ajo pranoi se nuk ishte në gjendje të mbante premtimet që kishte bërë gjatë fushatës për udhëheqëse të Partisë Konservatore, sepse humbi besimin e partisë së saj.
Truss erdhi në detyrë me një vizion për një shtetet me taksa të ulëta, por planet e saj, të cilat përfshinin miliarda shkurtime taksash të pafinancuara, ‘tronditën’ tregjet dhe bënë që paundi të binte. Nuk kaloi shumë kohë dhe ajo u detyrua të hiqte dorë nga axhenda e saj dhe të shkarkonte ministrin e saj.
Pasi u zgjodh në krye të Partisë Konservatore, Rishi Sunak nesër do të marrë postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe. Ditën e nesërme, Liz Truss do të mbajë një konferencë për mediat në orën 10:15 dhe më pas do shkojë në Buckingham Palace për të dhënë dorëheqjen zyrtare tek mbreti Charles.
Pasi të japë dorëheqjen Truss, mbreti Charles do takohet me Sunak për t’i dhënë atij postin e kryeministrit.
Rishi Sunak do të jetë kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar pasi fitoi garën për udhëheqje të Partisë Konservatore. Në një deklaratë të shkurtër, Sunak paralajmëron se vendi përballet me "sfida të thella ekonomike".
Menjëherë pasi u zgjodh nga deputetët konservatorë, ai përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme dhe paralajmëroi partinë e tij se duhej "të bashkoheshin oe të vdisnin".
Sunak mabajti një fjalim të shkurtër, të parin si lideri i ri konservator dhe kryeministër i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar. Ai nderoi paraardhësen e tij Liz Truss dhe tha se vendi u përball me një "sfidë të thellë ekonomike".
Këtu është një përmbledhje e shpejtë e asaj që po ndodh. Në një fjalim të shkurtër televiziv, i pari i tij si udhëheqës i konservatorëve, Sunak nderoi kryeministren në largim Liz Truss dhe paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar u përball me një krizë ekonomike "të thellë".
Ai tha se ai synon të shërbejë me "integritet dhe përulësi"
Sunak, 42 vjeç, do jetë lideri më i ri në më shumë se dy shekuj në Britaninë e Madhe.
Një zëdhënës i Truss tha se ajo do të qëndrojë në Downing Street për të paktën një ditë tjetër dhe se nuk do të ketë asnjë tranzicion të pushtetit sot .
Më herët, Penny Mordaunt ,rivalja e udhëheqjes konservatore të Sunak u tërhoq nga konkursi vetëm pak çaste përpara afatit të fundit për dorëzimin e nominimeve. Sir Graham Brady , kryetari i Komitetit të vitit 1922 që organizoi konkursin, konfirmoi se ishte marrë vetëm një emërim Partitë opozitare e kanë përshëndetur fitoren e Sunak me thirrje të reja për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.
Downing Street ka qenë shtëpia e shumë kryeministrave, por çifti që do të zhvendoset në fund të kësaj jave, Rishi Sunak dhe Akshata Murthy, do të jenë më të pasurit që SW1A ka parë ndonjëherë. Sunak, 42 vjeç, gruaja e tij dhe vajzat e tyre Krishna dhe Anushka do të jenë familja e parë hindu që do të futen në shtëpinë e kryeministrit.
Deri më tani, gruaja e ish-kryeministrit David, Samantha Cameron dhe 'zonja e parë' e Mbretërisë së Bashkuar nga viti 2010 deri në vitin 2016, kishte bërë bujë gjatë kohës që bashkëshorti i saj udhëhoqi Brianinë për pasurinë e saj të madhe që trashëgonte, në listën e 10 më të pasurve.
Por tashmë vendin e saj ka pasuar Akshata Murthy, e cila thuhet se është me e pasur se mbreti për shkak të aksioneve të saj prej 430 milionë funtesh në ‘perandorinë’ e IT të babait të saj.
Akshata Murthy u takua me Rishi Sunak në Stanford dhe u martuan në vitin 2009. Së bashku, Sunak dhe Murthy kanë një pasuri të kombinuar prej 730 milionë £, sipas listës së Sunday Times të publikuar në maj. Pasuria neto individuale e Akshata raportohet të jetë 500 milionë funte.
Murthy ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak se po përballet me një shqyrtim të hollësishëm për shkak se dyshohet se i është shmangur pagesën e taksave. Akshata Murthy është vajza e indianit Narayana Murthy, që zotëron kompaninë e IT Infosys.
Çifti tani jeton në një shtëpi prej 7 milionë funtesh në Kensington me vajzat e tyre, e cila është vetëm një nga disa pronat që ata zotërojnë. Përveç shtëpisë së qytetit, ata gëzojnë gjithashtu një apartament prej 1 milion £ në Kensington dhe një rezidencë prej 2 milion £ në zonën elektorale të Rishi në Yorkshire, ku ai është mbiquajtur 'Maharaja e Dales'. Ata gjithashtu kanë një apartament nën çati prej 5.5 milionë £ në Kaliforni, me pamje nga skela e Santa Monica, të cilën e përdorin gjatë pushimeve.
Jo vetëm skandali i taksave, por Murthy është vënë shpesh në qendër të vëmendjes edhe për veshjet e saj me vlerë mijëra paund. Në dhjetor të 2020, Murthy veshi një palë këpucë me vlerë 445 £, një pallto prej lëkure RED Valentino që kushton 1630 £, dhe një fund lëkure me vlerë më shumë se 1000 £.
Rishi Sunak, 42-vjeçme origjinë nga India dhe një hindu i devotshëm, do jetë kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, pasi Penny Mordant nuk arriti të mblidhte 100 nënshkrime parlamentare dhe u tërhoq nga gara.
Sunak, i cili u zgjodh për herë të parë si deputet në vitin 2015, u dallua menjëherë në politikë në kohën kur pandemia goditi Britaninë pasi ai krijoi një program "pezullimi pune" për të mbështetur miliona britanikë.
Sot, kryeministri i ri i Britanisë është lideri i parë me origjinë indiane dhe një ish-bankier multi-milioner i "Goldman Sachs" që po përballet me një nga krizat më të këqija financiare të vendit. Britania po zhytet në recesion për shkak të kostove gjithnjë në rritje të energjisë, normave të larta të interesit të banesave, rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe efekteve negative të "Brexit".
42-vjeçari Sunak lindi në Southampton, Anglinë jugore, nga prindër me origjinë indiane, të cilët kishin emigruar në Britani nga Afrika Lindore. Familja e tij emigroi në Britani në vitet 1960, një kohë kur shumë njerëz nga ish-kolonitë e Britanisë mbërritën në vend për të ndihmuar në rindërtimin e saj pas Luftës së Dytë Botërore.
Ai ndoqi shkollën elitare "Winchester College" dhe më pas, falë një burse, studimet e larta ai fillimisht i kreu në Oksford, ku studioi Filozofi, Politikë dhe Ekonomi. Pas diplomimit në Universitetin e Oksfordit, ai vazhdoi në "Universitetin e Stanfordit". Atje ai takoi Aksatha Murthy, gruan e tij, babai i së cilës është miliarderi indian Narayana Murthy, themeluesi i gjigantit "Infosys Ltd". Madje shumë pretendojnë se Aksata ka më shumë pasuri se mbretëresha Elizabeth.
Sunak konsiderohet si mishërimi i "Britanisë multietnike". I përket krahut modern të Partisë Konservatore. Ngritja e tij ka qenë shpërthyese që nga zgjedhja e tij e parë në Parlament në 2015.
Vetëm 42 vjeç, Sunak, një aktivist i Brexit, u bë ministër i financave, i dyti në hierarkinë e qeverisë, pak pas kryeministrit Boris Johnson, i cili sot është 58 vjeç. Të dy u përpoqën para verës të shpallin një plan të ri ekonomik, por nuk arritën të bien dakord. Sunak e ka konsideruar prej kohësh pozicionin e tij mbi politikën ekonomike si "thelbësisht të ndryshëm" nga ai i Johnson.
Kritikët e tij thonë se ai e tradhtoi Boris Johnson, i cili e kishte emëruar atë, kur ai dha dorëheqjen si Kancelar i Thesarit në fillim të korrikut. Megjithatë, ishte lëvizja e tij që çoi në shpërbërjen e kabinetit dhe më pas në rënien e Johnson disa ditë më vonë.
Taksimi ishte linja kryesore ndarëse midis Sunak dhe Truss në fushatën për të pasuar Johnson me ish-ministrin e financave që paralajmëroi rivalen e tij kundër marrjes së zotimeve që ajo nuk mund t'i mbante.
Megjithatë, pavarësisht se Sunak kryesonte në sondazhet brenda grupit konservator, trupi 172,000 anëtarësh i partisë zgjodhi Truss pikërisht për shkak të premtimit të saj për të ulur taksat.
Njoftimi për uljen e taksave i kushtoi shtrenjtë Britanisë pasi bonot britanike dhe sterlina morën një rënie , sondazhet e fundit tregonin se anëtarët e partisë kanë ndryshuar mendje dhe po kthehen te Sunak. Ai e bën shumë të qartë se qëllimi i tij kryesor është të zbusë inflacionin dhe jo të ulë taksat për të pasurit, kategorisë së cilës ai bën pjesë.
E ardhmja po shkon drejt Azise (Kine Indi etj)!
Përgjigju"Me perulesi" ndaj Klaus Schwab, kuptohet.
PërgjigjuSi dhe Akshata Murthy
Erdhi koha qe pakistanet e indianet te drejtojne Londren e Angline or tejjj.
PërgjigjuQa thaj or taj
Po ky me mendjen e Johnsonit eshte per te rrezuar Putinin , se dy e hengren cairin ky eshte i radhes
PërgjigjuO Tur, qeke pëco pëco. Britanikve nuk I intereson Putin apo Zelensky. I intereson lufta dhe jo kush e fiton se kan nenshkruar kontrata miljarda paundsh per armatim, logjistik, trajnim etj etj. Hapi syt o sallom