Lindon Selahi

Sport

Morën lojtar edhe te Barcelona, por shqiptari shpallet më i mirë i sezonit te klubi hollandez i Twentes

27 Dhjetor 2019, 17:14| Përditesimi: 27 Dhjetor 2019, 17:23

  • Share

Twente e mbyll vitin 2019 në mënyrën më të keqe, teksa në 6 ndeshjet e fundit ka marrë 5 humbje dhe një barazim. Shumë dëshpërim ka edhe te tifozët, megjithëse për momentin skuadra nuk ndodhet në zonën e ftohtë nëse shohim tabelën e renditjes në “Eredivisie”.

Media holandeze “Fc.update.nl” ka bërë një pasqyrim të situatës në ekip, duke u bazuar tek blerjet dhe afrimet e kryera edhe në formën e huazimit. Kështu, teksa shohim emra si Oriol Busquets nga Barcelona, Julio Pleguezuelo i ardhur nga Arsenali dhe Keito Nakamura nga Gamba Osaka, sipas medias në fjalë është Lindon Selahi që ka bërë më shumë përshtypje te tifozët. Pra mbetet talenti i Shqipërisë si futbollisti më i dashur te Twente, ndërsa është përzgjedhur edhe si një nga lojtarët me ndërhyrjet më të sakta në elitën e kampionatit holandez.

r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?