Bota

Morën makinën e prindërve sepse donin të laheshin në det, 9-vjeçarja dhe motra e saj 4 vjeç përplasen me kamionin në SHBA (VIDEO)

4 Qershor 2021, 12:09| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 15:41

  • Share

SHBA- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA, pasi një vajzë  9-vjeçare së bashku me motrën e sa të vogël 4 vjeç, nga dëshira e madhe për t’u larë ne det, kanë marrë makinën e prindërve dhe janë nisur drejt Californisë, nga Utah.  

Shumë shpejt “udhëtimi” i tyre është ndërprerë, pasi 9-vjeçarja e cila drejtonte automjetin është përplasur me një kamion.

Ky aksident, ka lenë “me gojë hapur” policët, të cilët sapo mbërritën në vendngjarje dhe panë se shoferja e makinës ishte 9-vjeçaarja nuk po i besonin syve.

Sipas mediave, 2 vajzat dolën nga shtëpia rreth orës 3 të mëngjesit të së mërkurës kur prindërit e tyre ishin në gjumë.

Fatmirësisht si vajzat ashtu edhe shoferi nuk pësuan dëmtime nga kjo përplasje, e cika mund të kishte rezultuar edhe fatale.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?