Morën me dhunë aksionet e shoqërisë së udhëtarëve/ Dy shokët nga Pogradeci merren të pandehur

2 Shtator 2019, 18:16| Përditesimi: 2 Shtator 2019, 18:22

  • Share

Saimir Fraholli dhe Erjon Llapushi janë dy të rinj nga Pogradeci që hynë në mënyrë të dhunshme aksionerë në një kompani private që ka si objekt të sajin veprimtarinë në fushën e transportit rrugor. Të dy të rinjtë të skeduar edhe më parë nga policia për krime të tjera, momentalisht janë dërguar në gjykata si të pandehur për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”. Çështja penale kundër Saimir Fraholli dhe Erjon Llapushit është hetuar fillimisht nga prokuroria e Pogradecit, dhe pasi kjo e fundit konstatoi se të rinjtë po synonin t'i merrnin pasurinë me dhunë dhe presion psikologjik dy biznesmenëve në Pogradec, çështja i ka kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së Krimeve të Rënda. Përgjatë dy muajve hetime është provuar se Saimir Fraholli dhe Erjon Llapushi, nëpërmjet formave të ndryshme kanë mundur t'i marrin 17 për qind të aksioneve një kompanie private që ka si objekt transportin e udhëtarëve në linjat Pogradec-Korçë dhe Pogradec-Tiranë.

Sipas hetimeve të prokurorisë aksionet pasi janë marrë janë shitur tek një person tjetër. Mirëpo pas futjes me dhunë në këtë kompani dy të rinjtë kanë nisur përpjekjet për tu futur aksionerë në një kompani tjetër private në Pogradec, por që nuk kanë mundur ta mbyllin me sukses këtë “operacion”, për shkak edhe të ndërhyrjes së policisë dhe prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët kanë bërë arrestimin e dy të rinjve nga Pogradeci Saimir Fraholli dhe Erjon Llapushi. Denoncimin në Polici e kanë bërë fillimisht 2 vëllezër, të cilët ishin kërcënuar nga Llapushi dhe Fraholli, në mënyrë që t’i jepnin aksione në bizneset e tyre.

Por, pas këtij denoncimi dhe hetimeve të kryera, sipas Prokurorisë, rasti nuk ishte i vetëm, por kërcënime kishin marrë edhe disa persona të tjerë.  Veprimtaria kriminale, për të cilën dy të rinjtë akuzohen, dyshohet se ka filluar në maj të vitit 2018 dhe në vijim, ku dy të akuzuarit dyshohet se kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes dhe dhunës, disa aksionerë të dy shoqërive të transportit të udhëtarëve, ngjarje të ndodhura në qytetet e Pogradecit dhe Korçës. Erjon Llapushi ka qenë i dënuar për dy akuza të tjera, atë të “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve dhe municionit”. Llapushi njihet si person mjaft problematik dhe shqetësues për Policinë e Korçës dhe Pogradecit, për shkak të konflikteve dhe përplasjeve të zakonshme të tij me persona të ndryshëm.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Veshgjati: 02/09/2019 20:21

    Epo cfare mbiemri ....Erjon Llapushi

    Përgjigju
    • Miti: 02/09/2019 21:44

      Shihja surratin, llapush dhe shkuar llapushit. Geni i keq nuk qenka shuar, dhe sic ka mbiemrin ashtu dhe eshte. Shpresoj te beje nja 7-10 vjet burg.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?