3 te dekoruarit dhe Ilir Meta

Sport

Morën medalje të arta në Tokio 2020, nderohen me 'Nderi i Kombit' kampionet olimpike D’Istria Krasniqi dhe Nora Gjakova! Dekorohet edhe trajneri Driton Kuka

9 Gusht 2021, 14:21| Përditesimi: 9 Gusht 2021, 14:24

  • Share

Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Tokio ku morën medalja të arta e u shpallën kampione olimpike, dy xhudistet nga Kosova D’Istria Krasniqi dhe Nora Gjakova si dhe trajneri i tyre, Driton Kuka u nderuan me dekoratën 'Nderi i Kombit'.

Në fjalën e Tij përshëndetëse drejtuar autoriteteve të larta të sportit të Kosovës dhe Shqipërisë, sportisteve kampione olimpike dhe familjarëve të tyre, kolegëve dhe të pranishmëve në ceremoninë e vlerësimeve, Presidenti Meta u shpreh se këto triumfe dhe ‘Medalje të Arta’, kanë dhënë një kontribut të shkëlqyer për imazhin  e Kosovës, për të shtuar respektin ndaj saj në botë edhe nga ato vende që ende nuk e kanë njohur, sepse tashmë njohin fuqinë dhe ambicien e këtij vendi, që prezantohet denjësisht përmes këtyre kryeshqiponjave si Majlinda Klemendi, D’Istria Krasniqi dhe Nora Gjakova, si dhe gjithë ekipi i shkëlqyer i xhudos, së bashku me “arkitektin” Driton Kuka.

Motivacionet e dekoratave:

D’Istria Krasniqi; "Në shenjë vlerësimi për rezultatet e shkëlqyera si fituese e Medaljes së Artë në Lojërat Olimpike Verore të Tokios 2020, në sportin e Xhudos, duke treguar aftësi profesionale dhe talent të padiskutueshëm. Me mirënjohje për pasionin dhe përkushtimin e saj duke dëshmuar cilësi të rralla si sportiste e nivelit botëror, duke ngritur lart krenarinë kombëtare”.

Nora Gjakova, “Në shenjë vlerësimi për rezultatet e shkëlqyera si fituese e Medaljes së Artë në Lojërat Olimpike Verore të Tokios 2020, në sportin e Xhudos. Me mirënjohje ndaj talentit dhe personalitetit të saj, që e shndërroi në një shembull frymëzimi për sportistet e reja, duke ngritur lart krenarinë kombëtare”.

Driton (Toni) Kuka: “Në shenjë vlerësimi për talentin dhe personalitetin e gjithanshëm të treguar në sport, me arritjen e rezultateve të larta në sportin e Xhudos, duke fituar me sportistet e tij medaljet e arta në Lojërat Olimpike Verore të Rios 2016 dhe Lojërat Olimpike Verore të Tokios 2020. Me mirënjohje për punën dhe kontributin e tij në sportin e xhudos, që është kthyer në shembull frymëzimi për të rinjtë e të rejat, duke ngritur lart krenarinë kombëtare”.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Papagalli: 09/08/2021 16:46

    Urojme qe te jete dekorimi i fundit qe po ben pasi edhe vete Iqir Meta do ta marre medaljen e arte per te gjitha te mirat qe i ka bere ketij vendi. Dekorimi i tij dhe i Sali Berishes do te behet nga Departamenti Amerikan i Shtetit jo ne ambjentet e Presidences por ne ambjentet e 313-tes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?