Pasi morën miratimin në Kuvend, dy ministrat e rinj të kabinetit qeveritar “Rama” janë betuar para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Ceremonia e betimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave, u zhvillua sot në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Përpara Presidentit Bajram Begaj, u betuan pas leximit të formulës së betimit, Ervin Mete, Ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe Delina Ibrahimaj, Ministër i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.
"Vijimi i konsolidimit fiskal dhe mbështetja e zhvillimit ekonomik të vendit janë objektiva kyç. Falënderues Kryeministrit Edi Rama për besimin. Tërësisht i angazhuar për të shtyrë përpara agjendën “Shqipëria 2030”, shkruan Mete në rrjete sociale pas betimit.
Ceremonia e betimit të tyre u shty për shkak të detyrës që Mete mbante më parë si anëtar i bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. Dorëheqja nga ky post iu miratua nga deputetët me 95 vota pro në senacën e së hënës. Specifika e Metës mbajti pezull edhe votimin për 2 dekretet për Delina Ibrahimajn, atë të shkarkimit nga detyra e ministrit të Ekonomisë dhe emërimin si ministre Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, e cila po ashtu u betua sot.
Ndërsa të hënën pesë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, u betuan po ashtu para presidentit Begaj dhe më pas pa humbur kohë morën detyrën në institucionet përkatëse.
Në një protokoll diskret, Igli Hasani si ministri i ri i Jashtëm, Arbian Mazniku si ministër Shteti për Pushtetin Vendor, Albana Koçiu si ministre e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ministre e Arsimit dhe Anila Denaj si ministre e Bujqësisë u betuan një nga një para Presidentit Bajram Begaj.
Komente

Hiq hajdutet nga dogana urgjent o minister ose je pjese e tij edhe ti. Urgjent Gazhelin ne shtepi se la name diplomaticu
Përgjigju