Morën pagën e luftës, por kërkojnë edhe asistencën e papunësisë, 300 punëtorë të fasonerisë në Shkodër në protestë

19 Maj 2020, 10:32| Përditesimi: 19 Maj 2020, 16:36

  • Share

Me shume se 300 punonjëse të një fasonerie në Shkodër kanë protestuar sot para zyrës rajonale të Punës në Shkodër. Ato kanë marrë pagën e luftës prej 40 mijë lek të reja, por kërkojnë  edhe asistencën, pasi kane dale si të papunë. Para mediave ato thonë se i takojnë të dyja përfitimet pasi ato kanë derdhur sigurime shoqërore prej 20 vitesh

"Na kanë mohuar pagesën e papunësisë. Kur një institucion të mbyll dyert ne si kontribuues të këtij shteti për gati 20 vitesh na mbetet vetëm një zgjidhje të kërkojmë të drejtën kushtetuese përpara mediave qendrore me një mesazh për ministrinë e Financave dhe kryeministrin e vendit. Ne kemi dalë të papunë për shkak të covid-19 në mars të këtij viti. më 30 mars të këtij viti. Zyra e punës Shkodër duhet të zbatojë VKM-në duke filluar pagimin e pagesës së papunësisë dhe jo ta pezullojë procesin me dashje" , tha një punonjëse.

Drejtorja e Zyrës së Punës, Rozafa Zmijani sqaroi punonjësit se ka kontaktuar me drejtorinë e përgjithshme dhe ministrinë e Financave dhe ka marre një përgjigje ditën e djeshme. Në përgjigje thuhet qarte që punonjësit nuk mund të përfitojnë nga dy skema lehtësuese njëkohësisht pasi ligji nuk lejon mbivendosje

"Tek ne kanë aplikuar për pagesë papunësie. Nëse drejtoria na kthen përgjigje këto kanë përfituar nga paketa tjetër, ata automatikisht eliminohen. Nëse drejtoria e tatimeve nuk na kthen një përgjigje të tillë, atëherë ne nuk mund të bëjmë dallim. I takon drejtorisë së tatimeve që të bëjë rishikimet e veta në lidhje me përfituesit. I takon pas mbarimit të periudhës së trajtimit financiar të marrin pagesën e papunësisë nëse janë të papunë" tha Rozafa Zmijani.

Sipas përgjigjes se ministrisë punonjësit mund të përfitojnë nga asistenca sapo te mbyllet 3 mujori i ndihmës nga paga e luftës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Capitalisti: 19/05/2020 11:29

    Po pse me taksat to do tallen keto, po te ven te punojn se na u ben taksa shperblime te persekutuarish, ppp, tendera, dhe mbaj parazita te papune.

    Përgjigju
  • Turi: 19/05/2020 11:17

    Po ndonje hu ne b..h e doni ? Te gjithe nga pak se aq fuqi ka shteti jone mos degjoni Bashen qe gjoja do tju jepte nga 1000€ ne muaj sikur te ishte ai kryeminister e kane pasur qeverine kaq vite dhe me keq kane qene rrogat prandaj duhet te ndergjegjsoheni o njerez

    Përgjigju
  • Zana: 19/05/2020 11:02

    Me keta merru o maskara ,,jo me teatrin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?