Kronikë

Morën peng 19-vjeçarin në makinë dhe e dhunuan, në pranga 3 persona në Gjirokastër (EMRAT)

5 Nëntor 2023, 12:29| Përditesimi: 5 Nëntor 2023, 12:33

  • Share

Tre persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi kanë marrë peng për motive të dobëta një 19-vjeçar.

Sipas kallëzimit të 19-vjeçarit ata e kishin marrë me forcë në një automjet dhe kishin ushtruar dhunë ndaj tij, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre,

Si rezultat, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit Mustafa Muhametaj, 41 vjeç, banues në Gjirokastër dhe Kristo Xhelili, 25 vjeç, banues në Vlorë, si dhe një shtetas 15 vjeç (djali i shtetasit M. M.), për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?