Pengmarrje në Tiranë, dy vëllezër dhunojnë për 2 orë biznesmenin për borxhin prej 25 mijë eurosh! Arrestohet njëri prej tyre, në kërkim 28 vjeçari (EMRAT)

20 Prill 2023, 10:37| Përditesimi: 20 Prill 2023, 13:15

  • Share

Gjergji Fela, 47 vjeç, biznesmen në fushën e ndërtimit u paraqit në spital për të marrë mjekim për shkak se ishte dhunuar dhe kishte dëme të shumta në trup. Në këtë moment ishte spitali që njoftoi policinë për rastin. Kur efektivët e morën në pyetje për çfarë kishte ndodhur, fillimisht biznesmeni Fela hezitoi të fliste, por më pas sqaroi se ishte marrë peng nga dy vëllezër për shkak të një borxhi. Alban dhe Fatmir Bejo, 35 dhe 28 vjeç, e ndoqën Gjergji Felën dhe në parkingun e një lokali në rrugën “Besim Alla” në zonën e Kombinatit e futën në makinë.

Për dy orë me radhë vëllezërit Bejo i ushtruan presion dhe rrahën biznesmenin për një borxh prej 25 mijë eurosh që ai u kishte, por më pas e lanë të lirë. Fela, pas dhunës iku në spital për mjekim. Ky i fundit pranoi para hetuesve se dy vëllezërve Bejo u kishte borxh 25 mijë eurot.

Pasi policia sqaroi rastin, konstatoi edhe vendin e ngjarjes ku Fela ishte futur me forcë në makinë, mundi të lokalizoj dhe arrestoj njërin prej vëllezërve, Alban Bejon, që në dëshminë e tij ka theksuar se borxhi që i ishte dhënë prej kohësh Felës nuk ishte kthyer. Në kërkim nga policia është shpallur vëllai tjetër Fatmiri. Të dy Bejot rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal, kryesisht për organizimin e lotarive të paligjshme të fatit por edhe për vepra të tjera penale në fushën e krimit ekonomik.

Ekstrakti i biznesit Gjergji Fela

Ora 10:59
Detaje të reja nga pengmarrja në Tiranë, dy vëllezërit dhunuan biznesmenin 47 vjeçar për borxhin 25 mijë eurosh

1681038318_policia750x3671.png

Alban Bejo dhe Fatmir Bejo janë dy vëllezërit që në Kombinat, në rrugën “Besim Alla”, për shkak të një borxhi, kanë marrë me forcë Gjergji Felën. Burime bëjnë me dije se autori i arrestuar Alban Bejo pretendon se Gjergj Fela i ka një borxh prej 25 mijë eurosh. Fela është biznesmen në fushën e ndërtimit. Deri tani nuk dihet nëse ka pasur probleme mashtrimi me persona të tjerë.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anila: 23/04/2023 17:15

    Po kur marin leket u vjen mire me i kthy jane plehra bejne dhe denoncim ti duhesh rrjep mor plehre se loz me gjakun e tjetrit gjynah vellezrit shteti te merret me maahtruesin jo me kta se askush nuk e fal lekun

    Përgjigju
    • samiu: 09/07/2023 17:21

      O ti debile femer o injorantee fpl per vetet tate jo per te tjeret se ste takon fare kur se di si esht muhabetii flet kot injoron veten me ket fjalor qe kee budalle

  • Iris: 21/04/2023 01:15

    Duket qe dhe spitali ka marre mesim te mire nga ngjarjet e shkuara,kur pati raste kur mjeket kishin patur probleme me drejtesine per mosnjoftim te policise per raste te ngjashme dhe me te renda.Sot e njoftuan policine.LESSON LEARN!

    Përgjigju
  • RAMPALL: 21/04/2023 00:24

    KY "BIZNESMUTI" ESHTE KOKRRA E MASHTRUESIT: KA MBI 15 TE MASHTRUAR ME SHUMA NGA 18 MIJ DERI 75 MIJ EURO. ÇUNAVE BEJO U KA ARDH SHPIRTI MAJ HUNDE. ME VJEN KEQ PER TA SE PERVEÇ PAREVE DO U DUHET TE MERREN E ME POLICIN. KY TRAP BIZNESMUTI NUK E KA PER HER TE PARE DAJAKUN. ESHTE RREGJUR DHE E KERKON DAJAKUN VET QE TE ANKOHET NE POLICI E TE SHPETOJ NGA BORXHI. PARA NJE MUAJI KA NGREN DRU SI GOMARI;

    Përgjigju
    • samiu: 09/07/2023 17:23

      o ti pampall o legenn muti per ca flisni per tjetrin mallkoni kot shifni re hallet tujaa mshum merreni me hallet e botes sesa te tuajat

  • Maks: 20/04/2023 12:22

    O popull mos jepni leke borxh sepse borxhliu leket nuk au kthen kurr por te bene rrengen te dhe ne burg

    Përgjigju
    • Maks: 20/04/2023 14:14

      Ti re idjot lexoe mir mesazhin Un per ata cunat fola qe dhen paret dhe ky borxhliu loz me leket e tyre dhe pastaj i denoncon per peng marrje Dhe ne fund leket e tua si merr,dhe burgun e ben

    • Andi: 20/04/2023 13:17

      Ore kaqol, ka lujt burri botës lloto me leket e këtyre me siguri. E leket do I japësh si dreqi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?