Kronikë

Morën peng 68-vjeçarin në Tiranë, Gjykata lë në burg 5 autorët

2 Maj, 14:43| Përditesimi: 2 Maj, 14:48

  • Share

Gjykata e Tiranës la në burg gjashtë personat e arrestuar nga policia pak ditë me parë, si të përfshirë në rrëmbimin dhe mbajtjen peng të një burri.

Sulejman dhe Klinton Sina vëllezër, Idajet Mashollari, Bajram Ibraliu dhe Nikoleta Begolli u lanë në masën e sigurisë “arrest në burg” nga gjyqtarja Oleda Lice.

Njëri prej të arrestuarve Sulejman Sina përpara gjykatës këtë të premte, ka marrë përsipër fajësinë sa i përket kësaj ngjarje.

Pesë prej të arrestuarve akuzohen se morën me forcë dhe mbajten peng në një zonë periferike një 68-vjeçar si dhe kërcënuan bashkëshorten e tij, për t’i marrë 2 milionë lekë.

Nga hetimet paraprake dhe nga këqyrja e pamjeve filmike rezultoi se dy vëllezërit në bashkëpunim me Idajet Mashollarin në rrugën “George W Bush” morën me forcë në automjet 68-vjeçarin, të cilin me pas e dërguan në një banesë të braktisur në fshatin Kakunjë.

Këta shtetas kanë telefonuar bashkëshorten e 68-vjeçarit dhe i kanë kërkuar me kërcënim 2 milionë lekë, shumë të cilën ajo ia ka dhënë Bajram Ibraliut në Sauk të kryeqytetit.

Pas zbardhjes së ngjarjes, policia sekuestroi 1 milionë e 746 mijë lekë brenda automjetit që drejtohej nga Sulejman Sina, ku pasagjere ishte shtetasja Nikoleta Begolli.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?