Dy gra, 40 dhe 36 vjeç njëra me banim në Kamëz e tjetra në Tiranë, u arrestuan nga policia, pasi morën forcërisht në automjetin e tyre një 46-vjeçare dhe e kanosën për motive të dobëta.
E njoftuar për ngjarjen, policia thotë se arriti të identifikojë dhe të arrestoje 2 autoret e dyshuara Anila Qose dhe Erinda Lekgegaj, që në bashkëpunim me njëra-tjetrën akuzohen se në 12 tetor në rrugën “Egnatia” i hoqën lirinë gruas dhe e kërcënuan për motive që efektivët i quajnë të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.