Morën pjesë në ceremoninë mortore të Navalnyt, 120 të arrestuar! SHBA: Ai dha jetën për një Rusi më të mirë

2 Mars, 15:23| Përditesimi: 2 Mars, 17:38

  • Share

Të paktën 120 persona u arrestuan nga policia e Moskës për pjesëmarrje në ceremoninë e lamtumirës së ish-opozitarit më kritik rus, Alexei Navalny cili vdiq në rrethana në dyshimta më 16 shkurt në një burg në Arktik.

Navalny është varrosur në varrezat afër shtëpisë ku është rritur, teksa dhjetëra mijëra mbështetës u mblodhën jashtë kishës ku u mbajt ceremonia e lamtumirës. Familjarët dhe ndihmësit e ngushtë janë lejuar të jenë brenda në kishë, para se ai të varrosej.

Forcat policore kanë qenë në çdo cep të rrugëve të Rusisë, dhe ndonëse nuk ka pasur raportime për incidente, më shumë se 120 persona u ndaluan vetëm se morën pjesë në organizimet për të nderuar Navalnyn.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografi të ceremonisë së zhvilluar në kishë, ku shihen prindërit e Navalnyt pranë trupit të tij, të hapur deri në kraharor, në mënyrë që pjesëmarrësit të mund ta shihnin për herë të fundit. Shumë njerëz kanë vënë lule në makinën që transportoi trupin e tij dhe disa janë dëgjuar duke bërtitur 'jo luftës' dhe 'Putini është vrasës'.

Në ceremoninë në kishë morën pjesë edhe shumë diplomatë perëndimorë të akredituar në Moskë.

"Puna e Aleksei Navalnyt ka shpërfaqur një vizion të një ardhmeje më të mirë për Rusinë. Ai e ka dhënë jetën për shërbimin patriotik dhe për shumë rusë, Navalny është simbol i asaj që mundet dhe duhet të jetë Rusia",- ka thënë Ambasada amerikane në Moskë.

Navalny ka qenë duke vuajtur një dënim me burgim prej 19 vjetësh për akuza që ai dhe mbështetësit e tij i kanë konsideruar të motivuara politikisht, ndërsa familja dhe diplomatët perëndimore akuzojnë presidentin rus si përgjegjës për vdekjen e tij.

Ora 17:32
VIDEO/ ‘Nuk e di si do të jetoj pa ty’! Lamtumira e fundit e gruas së Navalnyt përmes një videoje

E veja e liderit kryesor të opozitës ruse, Alexei Navalnyt, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë, në një burg të Siberisë, Yulia Navalnaya, ka ndarë me publikun një video 2-minutëshe, ku përcjell një kolazh imazhesh dhe emocionesh nga momentet e saj me liderin opozitar para se ai të burgosej e më pas të vdiste.

"Faleminderit për 26 vjet lumturi absolute. Për dashurinë, që më ke mbështetur gjithmonë, që që bëje që qesh edhe nga burgu, që mendon gjithmonë për mua. Nuk di si të jetoj pa ty por do të bëj maksimumin për të të nderuar. Nuk e di nëse do ja arrij apo jo, por do të përpiqem. Jam e sigurt që do takohemi një ditë. Kam shumë histori për të të treguar, aq shumë këngë të ruajtura në telefonin tim për ty, budalliqe dhe momente qesharake, por ato kanë të bëjnë me ne - dhe doja shumë që ti t'i dëgjoje. Do doja aq shumë t’i shikoje dhe t'i dëgjoje, të qeshëshs dhe më pas të më përqafosh. Të dua përgjithmonë. Pusho ne paqe”,- shkruan ajo bashkangjitur videos.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?