Kronikë
Top 24

Anti-informaliteti/ Arrestohen dy inspektorë të tatimores, nën hetim drejtori dhe pronari i hotelit në Velipojë

27 Korrik 2019, 12:22| Përditesimi: 27 Korrik 2019, 13:07

  • Share

SHKODËR- Dy inspektorë të Zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër kanë rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet nga pronari i një hoteli në zonën e plazhit në Velipojë. Report tv mëson se në pranga kanë rënë Idlir Dibra dhe Gege Nika. Ndërsa  B. Gj. 41 vjeç drejtori i kësaj drejtorie është vënë nën hetim në gjendje të lirë.

Në gjendje të lirë u procedua edhe pronari i hotelit K. L. 27 vjeç.

Sipas policisë, inspektorët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të falsifikimit të dokumenteve kanë marrë ryshfet duke mos deklaruar numrin real të dhomave të këtij hoteli me qëllim mospagimin real të taksës.

Komento

Komente

  • taksidari: 27/07/2019 17:28

    Shkodra vedin don me "sundu". Korrupsionin don me e thellu. E kryebashkiaken mos me largu. Se na len t'lire per me punu. Me ba nder e bashke me fitu. Qeverise paret pse me ia cu. ............................ Tan jeten ishtu na jena msu. Tjeter gja cka me iu diftu?!!!!!

    Përgjigju
  • Velipojaku: 27/07/2019 16:03

    O jepeni gjith emrat e gjithve ose mos i jipni fare,biznesmenet ne velipoj 90% nuk tregojne te drejten,duhet nje rreforme e madhe,dhe jo me dy viktima se ne at institucion jane shum qe e mbajne vendin e punes me para se dojne shefat e tyre qe i kane futur ne pune edhe deputetet matrapaze qe njhen mire ne shkoder.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?