Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Kronikë

Morën ryshfet 10 mijë lekë të reja, shkarkohen dy inspektorët e AKU

24 Shtator 2018, 22:46| Përditesimi: 24 Shtator 2018, 22:56

  • Share

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka pezulluar nga detyra dy inspektorë për mitmarrje. Vendimi është marrë pas denoncimit në emisionin investigativ "Fiks Fare" ku dy inspektorë merrnin ryshfet 10 mijë lekë të reja në një biznes. 

AKU njofton se me urdhër të Drejtorit të Përgjithshem u pezulluan menjëherë nga detyra:

1-Arben Gupi, inspektor OSH, Veterinere

2-Medi Cela, inspektor OSH, Veterinere

AKU bëri thirrje për denoncime te tjera për çdo abuzim me sigurinë ushqimore apo autoritetin e inspektorit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?