Albana Ferraj

Kronikë

I dhanë tenderin prej 132 mijë euro kompanisë që kishte lidhje drejtoresha, SPAK dërgon për gjykim 3 ish zyrtarët e OSHEE: Shkelën barazinë në tendera

1 Shtator 2021, 12:46| Përditesimi: 1 Shtator 2021, 14:34

  • Share

SPAK ka marrë të pandehur 3 ish zyrtarë të OSHEE-së, Elis Bushati, Athina Papa dhe Irma Derguti të cilët akuzohen për korrupsion pasiv dhe abuzim me barazinë në tendera duke favorizuar një kompani italiane që ofronte konsulencë për menaxhimin e rrjetit të energjisë, duke përfituar ryshfet 132 mijë euro.

3 zyrtarët favorizuan kompaninë italiane "Com Metodi" s.p.a me seli në Milano në Itali përmes ish drejtoreshës së kabinetit pranë OSHEE, Albana Ferraj e cila kishte raporte me këtë kompani. Nga ky abuzim ata përfituan 132 mijë euro. Në lidhje me ish drejtoreshën e kabinetit pranë OSHEE, Albana Ferraj, e cila është ende në kërkim,  SPAK vijon ende hetimet për të.

Ndaj Elis Bushatit aktualisht është dhënë "arrest me burg" për shkelje të barazisë të pjesëmarrësve në tendera. Ndërsa ndaj Athinta Papa dhe Irma Derguti, anëtare të komisionit të vlerësimit të ofertave, janë dhënë masa "arrest shtëpie" për shkelje të barazisë të pjesëmarrësve në tendera.

Nga hetimet e bëra nga SPAK Elis Bshati, Athinta Papa dhe Irma Derguti, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë kryer veprimet në kundërshtim me ligjin duke favorizuar padrejtësisht kompaninë italiane "Com Metodi" s.p.a  për të përfituar shumën prej 132 mijë euro. Ndërsa Albana Ferraj, e cila në rolin e drejtorit të Divizionit Tregtar dhe Drejtorit të kabinetit të OSHEE ka marrë dhe arkëtuar këto përfitime.

Ferraj ka krijuar një marrëdhënie fiktive midis saj dhe kompanisë italiane duke përdorur një shoqëri të tretë me seli në Shqipëri për të  fshehur natyrën e kundërligjshme të këtyre parave që përfitoi përmes korrupsionit pasiv me kompaninë  "Com Metodi" s.p.a .korrpsion

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?