Foto ilustruese

Kronikë

'Po dhjetë mijë lekë më jep'/ U filmuan duke i marrë ryshfet pacientëve, arrestohen 2 mjekët në spitalin e Fierit!

4 Qershor 2021, 08:53| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 09:49

  • Share

FIER- Dy mjekët e spitalit të Fierit, të cilët u merrnin ryshfet qytetarëve në këmbim të shërbimit, janë arrestuar ditën e sotme. Bëhet fjalë për mjekun psikiatër Agim Sula dhe mjekun ORL, Eduart Shyti, të cilët njëkohësisht janë pezulluar edhe nga detyra.

Dy mjekët u filmuan nga kamerat e emisionit investigativ 'Stop', teksa i morën lekë qytetarëve. "Po 10 mijë lekë më jep", dëgjohet në video teksa thotë mjeku Agim Sula, pasi vizitoi një qytetar. E ndërsa mjeku Eduart Shyti e kishte "pazarin" më të shtrenjtë, pasi i mori një pacienti për një operacion në vesh si pasojë e një infeksioni 50 mijë lekë të vjetra dhe ditën e ndërhyrjes mori 30 mijë lekë kurse pjesën tjetër kur pacientja hoqi penjtë. 

Çështja do të gjykohet në Prokurorinë e rrethit Fier, pasi me ndryshimet e reja ligjore, korrupsionin në vlerën e 50 mijë lekëve nuk është më kompetencë e SPAK.

"Pas videos së publikuar në emisionin investigativ "Stop" në mbrëmjen e datës 03 Qershor 2021, të dy rasteve korruptive të kryer nga dy mjek në Spitalin Rajonal Fier,  Strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Task Forcën e Prokurorisë Fier, morën masa të menjëhershme policore e procedurale me qëllim, identifikimin dhe shoqërimin e tyre si edhe dokumentimin ligjor të veprimtarisë korruptive të dy mjekëve. Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi për veprën penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", i shtetasve A. S., 54 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek psikiatër pranë Spitalit Rajonal Fier dhe E. Sh., 47 vjeç, banues në Kuçovë, me detyrë mjek ORL pranë Spitalit Rajonal Fier. Këta shtetas, në data të ndryshme gjatë ushtrimit të funksionit ju kanë marrë një sasi lekësh qytetarëve të ndryshëm që shkonin për vizita mjekësore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për hetime të mëtejshme", njofton Policia. 

Biseda mes mjekëve dhe pacientëve
Psikiatri Agim Sula është filmuar duke i marrë një qytetareje 10 mijë Lekë, pasi ajo kërkoi konsultë për dhimbjet e kokës.
Qytetarja – Doktor si kaluat?
Doktori – Mirë!
Qytetarja – Tani unë kam dhimbje koke, po përveç dhimbjes së kokës…
Doktori – Po mërzitjen?
Qytetarja – Oh sa të dush, po natën…
Doktori – Me ushqimin? Me oreks? Pa oreks?
Qytetarja – Jo me ushqimin, s’është, se jam keq. Ha, nuk është, se vuaj nga kjo, po mërzitem.
Doktori – Po dhimbje e kokës, të vjen dhe për të vjellë?
Qytetarja – Po kur fillon e agravon…
Doktori – Po dhimbje trupore?
Qytetarja – Dhimbje trupore jo. Thjesht, kur fillon dhimbja e kokës, që bëhet më e fortë, më vjen për të vjellë.
Doktori – Sa orë gjumë fle?
Qytetarja – Shumë pak!
Doktori – Tashti, ky do jetë mjekimi!
Qytetarja – Po!
Doktori – Për dhjetë ditë, pastaj do marrësh rekomandim, që do vish. Kur të marrësh ilaçet, kujdes, se edhe karrocierë kanë hapur farmaci! Merri në një farmaci, ku ti je e sigurtë, që të shkruhet kjo, ky medikament, kto medikamente dhe kjo dozë.
Qytetarja – Në rregull! Të lutem, sa ju detyrohem?
Doktori – Po dhjetë mijë lekë jep!
Qytetarja – Të jap të vogla, të më falësh! ( i jep dhjetë mijë lekë doktorit)
Doktori – Merri aty edhe…!
Qytetarja – Shumë faleminderit!
Doktori – Merr një ujë, një gjë dhe pi që tani!
Qytetarja – Ok! T’i filloj që tani? Shumë faleminderit! Faleminderit!
Infermierja – Mirupafshim!
Qytetarja – Punë të mbarë!

Një tjetër rast është denoncimi i qytetarit Dashnor Saliaj, i cili kishte çuar vajzën për një operacion në vesh pas një infeksioni. Ai thotë se mjeku ORL, Eduart Shyti, i kërkoi 50 mijë Lekë të vjetra dhe ditën e ndërhyrjes mori 30 mijë Lekë kurse pjesën tjetër kur pacientja hoqi penjtë.

Dashnor Saliaj: Në datë 15 Prill kam sjellë vajzën për vizitë. Ka qenë ditë e shtunë. E pa doktori dhe më tha që ka nevojë për ndërhyrje, do vish të hënën, data 17. E solla të hënën dhe më ta që puna bën 50 mijë Lekë të vjetra. Unë 50 mijë Lekë i kisha të tëra. I thashë do të jap 20 mijë dhe 30 t’i jap më pas që të blej ilaçet e vajzës. Më tha më jep një 10, 30 të tjerat pasnesër kur të mjekosh veshin te infermierja. I thashë, unë infermieren nuk e njoh, të njoh ty. Kur të vij të heq penjtë, do të t’i jap. Më tha 50 mijë Lekë, mua m’u dukën shumë se unë jam i papunë. Të marrësh për një fëmijë 50 mijë Lekë të vjetra, mua më duket kriminale. Ishte tarifa e doktorit.
Mjeku: Si ka qenë? Si ka ecur?
Denoncuesi: Mirë! Mirë ka ecur, shumë mirë deri tani.
Denoncuesi: Po nuk tregon ajo, kur i dhemb.
Mjeku: Ktheje kokën majtas! Bravo! Hiqe maskën fare!
Denoncuesi: Bjema mua!
Mjeku: Ktheje kokën ktej!
Mjeku: Ktheje në anën tjetër!
Mjeku: Super fare! Ato s’duken fare, po pas dy muajsh, nëqoftëse do të vëri vëth prapë, mund ta çosh, t’i çposh prapë!
Denoncuesi: Po për t’i hequr penjtë tani?
Mjeku: Edhe nëqoftëse do t’i vëri prapë, duhet të kalojnë nja dy muaj, mund ta çposh prapë!
Denoncuesi: Dakord! Tani se doli kshu, 30-të t’i dhashë radhën e parë dhe 20-të tani.
Mjeku : S’ka gjë!
Denoncuesi: Shumë faleminderit!
Mjeku: Kalofshi mirë!
Qytetari: Na fal, se erdhi çikë pa përgatitur!
Mjeku: S’ka gjë!

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 04/06/2021 19:31

    Ky Rama sikur e beri shqiperine sipas disa bythlepiresve!

    Përgjigju
  • Goni: 04/06/2021 11:38

    Keta mjeke kriminele qe dhe fukarait i cvati 5.000 lek te rij duhet te largohen nga sistemi shendetesise mbasi e kane kthyer mjekesin e sherbimit publik ne biznes te tyre privat.

    Përgjigju
  • andon: 04/06/2021 11:36

    Ligjet jan per fukarejt , ne ket rast keta nga 10 mije lek merrnin , shkoni kapni doktorret qe marrin nga 2000€ ne dite , apo ata paguajn te shefi hahhaha , bastar jeni .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?