Kronikë

I mori 1000 euro rryshfet 68-vjeçares për të pushuar çështjen ndaj djalit të saj, SPAK çon në GJKKO dosjen e oficeres së policisë gjyqësore Elbasan

5 Nëntor 2024, 17:19| Përditesimi: 5 Nëntor 2024, 17:57

  • Share

Elbasan- Një oficere e policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Elbasanit merr një ryshfet prej 1 mijë eurosh. SPAK ka mbyllur hetimet dhe dërgoi në gjyq dosjen ndaj Anila Dushku, oficere Gjyqësore në Elbasan pasi akuzohet se se mori 1 mijë euro për të mbyllur një dosje.

Dushku akuzohet për “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”

SPAK thotë se në analizë të provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak rezultoi e provuar se e pandehura Anila Dushku ka kryer veprime aktive të kundërligjshme, të cilat konsistojnë në kërkimin dhe marrjen e përfitimit të paligjshëm (prej 1 000 eurosh) nga shtetasja H.Ll. kundrejt premtimit për të mbyllur çështjen në ngarkim të djalit të saj, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a të Kodit Penal. Pasi u njoh me kërkesën e të pandehurës, shtetësja H.Ll i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” për ta bërë publik rastin.

"Nga të dhënat konkrete të grumbulluara gjatë hetimit paraprak për këtë procedim penal, ekziston dyshimi i arsyeshëm bazuar në prova, se ka qenë e pandehura Anila Dushku  me detyrë Oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka pasur një rol aktiv të kundërligjshëm në bisedat me shtetasen H.Ll, duke i udhëzuar vendin dhe datën e takimit si dhe dorëzimin e shumës së parave [mitës]’ thuhet në njoftimin e sotëm të SPAK.

Hetimet ndaj saj nisën në shtator 2024 pas publikimit në emisionin investigativ.

S.G/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dardan Muri: 06/11/2024 22:50

    Duhet ti jepet nje denim shembullor,sepse vepra penale eshte nga me sensitivet dhe te rezikshmet per shoqerine shqiptare.

    Përgjigju
  • Elton: 06/11/2024 09:32

    Sa ka si kjo ne Elbasan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?