Ish-shefi i Narkotikëve në Durrës, Gazmir Preçi

Kronikë

Mori 10 mijë euro ryshfet, GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg ish shefin e Antidrogës në Durrës

14 Korrik, 15:43| Përditesimi: 14 Korrik, 16:11

  • Share

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg Gazmir Preçin, ish shefin e Antidrogës në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, Preçi ka të ndaluar ushtrimin e funksioneve publike për 5 vite. 

Ish shefi i Antidrogës në Durrës u arrestua mbrëmjen e 15 gushtit 2024 nën akuzën si pjesë e një skeme gjobëvënieje ndaj pronarit të një klubi nate te Ura e Dajlanit.

Sipas dosjes së SPAK, Gazmir Preçi, i ka kërkuar pronarit 20 mijë euro, në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve në lokalin me "muzikë live", në të kundërt do i mbyllnin biznesin, por në momentin e parë ka arritur të marrë vetëm 10 mijë euro. 

SPAK dhe AMP ka qenë në dijeni të momentit kur do të jepej kjo shumë si dhe eurot kanë qenë të regjistruara me numër serie.

Momenti i marrjes së ryshfetit nga ana e Preçit ka qenë e provuar me pamje filmike dhe regjistrime audio.

Ndërkohë në 2021 në kohën kur ka qenë shef krimesh në Mallakastër figuron të ketë qenë në hetim për lejimin e kultivimit të kanabisit në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës.

 

K.M/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nga sot sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni?