Në kërkim për ryshfet 132 mijë euro, arrestohet ish-drejtoresha e kabinetit pranë OSHEE! Favorizoi kompaninë italiane në 2016 për të marrë tender

8 Dhjetor 2022, 15:37| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 16:59

  • Share

Albana Ferraj, 48 vjeçe është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për përfitimin e shumës 132 mijë euro si ryshfet për të favorizuar një kompani italiane për një tender të zhvilluar në vitin 2016. Ferraj, e cila kishte postin e drejtoreshës së kabinetit pranë OSHEE, ishte arkëtuesja e ryshfetit nga kompania italiane "Com Metodi" s.p.a me seli në Milano.

SPAK i ka caktuar masën e sigurisë  "Arrest në burg", për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". 

Tenderi për shërbim-konsulence për energjinë elektrike u zhvillua në vitin 2016 dhe sipas akuzës ka qenë Albana Ferraj që ka arkëtuar shumën nëpërmjet një kompanie të tretë. Ferraj bashkëpunonte me 3 zyrtarë të OSHEE-së, të cilët u vunë në pranga në tetor të vitit 2020. Ata janë ish drejtori i prokurimeve të OSHEE, Elis Bushati, si dhe 2 ish-zyrtaret Athinta Papa e Irma Derhiri.

Nga hetimet e bëra nga SPAK Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Derguti, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë kryer veprimet në kundërshtim me ligjin duke favorizuar padrejtësisht kompaninë italiane "Com Metodi" s.p.a  për të përfituar shumën prej 132 mijë euro. Ndërsa Albana Ferraj, e cila në rolin e drejtorit të Divizionit Tregtar dhe Drejtorit të kabinetit të OSHEE ka marrë dhe arkëtuar këto përfitime.

Ferraj ka krijuar një marrëdhënie fiktive midis saj dhe kompanisë italiane duke përdorur një shoqëri të tretë me seli në Shqipëri për të  fshehur natyrën e kundërligjshme të këtyre parave që përfitoi përmes korrupsionit pasiv me kompaninë  "Com Metodi" s.p.a.

Ora 15:52
2 vite në arrati, kush është ish-drejtoresha e kabinetit pranë OSHEE që ra në pranga sot! Favorizoi kompaninë italiane për 132 mijë euro

1670511185_5f8edfff12e67ALBANAFERRAJ.jpg

Albana Ferraj, ish-drejtoreshë e kabinetit pranë OSHEE ra në pranga sot pas 2 vitesh në arrati. Ajo akuzohet për favorizimin e kompanisë italiane për të marrë tenderin në vitin 2016. Aso kohe, përdori kompaninë e saj për të përfituar ryshfetin 132 mijë euro në tenderin e dhënë nga OSHEE.

Ferraj krijoi një marrëdhënie fiktive midis saj dhe kompanisë italiane duke përdorur një shoqëri të tretë me seli në Shqipëri për të  fshehur natyrën e kundraligjshme të këtyre parave që përfitoi përmes korrupsionit pasiv me kompaninë  "Com Metodi" s.p.a .

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tako: 09/12/2022 00:32

    Ska mundesi. Do jene infiltrime te Berishes se keta te Rames e kane pazarin minimumi 10 mi euro dora!

    Përgjigju
  • Ela: 08/12/2022 22:04

    Sa e shemtuar. Ku e kane gjetur. Si burre

    Përgjigju
  • Hako: 08/12/2022 17:43

    Korrupsioni dhe paligjshmeria eshte bere pjese e ADN-se sone.Shpresojm qe brezat e ardhshem te jene me te pergjegjshem.Shumica e ketyre jane student Ekselence qe kane studiuar ne universitetet e botes , ne vend qe te jene shembull rregulli dhe pergjegjshmerie, behen menjehere te korruptueshem dhe hajdute.

    Përgjigju
  • Petraqi: 08/12/2022 16:32

    Po si u kap?? Apo u dorezua pasi e ka rregulluar qe me amnistine e fundvitit te dale e lire dhe mga aresti shtepise qe do i japin. Aman si te gjithe. ska pse e futin ne burg. Ti vene gjobe vleren qe ka marre dhe le te rri jasht te haje vitin e ri. Se ska vrare njeri. Leket qe ka mare tja marr shteti.

    Përgjigju
    • Albi: 20/12/2022 15:12

      Se mos i ka ajo leket. E dine te gjithe dhe ato te SPAK se kush i ka.

    • alfred: 08/12/2022 22:07

      Po normal të dorëzojë lekët e grabitura dhe ne të s....

  • Fajtori.com: 08/12/2022 16:30

    Tere jeten me pislliqe eshte marre kjo femra. Kudo qe ka punuar e kane flakur per marifete, duke filluar nga KPMG, Banka Amerikane, e deri tek bletet e Rilindjes. Po keshtu eshte kur ska dosje punesimi per ca njerez si puna e kesaj.

    Përgjigju
    • Bushi: 10/12/2022 15:26

      Keta profesioniste kerkohen nga drejtuesit e sapoemeruar dhe i emerojne per te punuar ne favor te tyre. Keta dine vetem te gjitha menyrat per te vjedhur, ti mbulojne ato,dhe kane inisiativen dhe paturpesine per te tilla vepra. Te tille nuk eshte e veshtire te gjesh ne shoqerine shqiptare.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?