Mori 2 mijë euro për të liruar trafikantët e drogës, Apeli i GJKKO vendos të rikthejë në burg ish prokurorin e Kukësit Edmond Karriqi

11 Tetor 2022, 10:53| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 16:42

  • Share

Apeli i GJKKO ka vendosur të rikthejë në burg ish prokurorin e Kukësit Edmond Karriqi, i cili do të vuajë pjesën tjetër të dënimit në një burg të sigurisë së zakonshme. Në total është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg, ndërsa më 6 maj u lirua me kusht nga GJKKO, që dënimin e mbetur ta kalonte në shërbim prove. Por Apeli i Posaçëm vendosi ta kthejë pas hekurave. 

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit akuzohej si i përfshirë në korrupsion, ndërsa arrestimi i tij ndodhi gjatë kohës që ai ishte në qendër të Kavajës. SPAK përmes përgjimeve arriti të provojë se Karriqi ka marrë 2000 euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur, i dënuar për drogë.

Në nëntor të vitit 2019, në qytetin e Kukësit u arrestuan Dritan Dedja, Eraldo Braka, Elidon Koka dhe Ergis Xherri, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike. Ata u lanë të lirë nga prokurori Kariqi pas marrjes së ryshfetit. Të arrestuarit kishin futur ndërmjetës Isuf Gegën, mes të cilëve edhe Emirjan Beu, tek prokurori Karriqi për pushimin e çështjes.

Eraldo Braka dhe Dritan Dedja janë lidhur dhe kanë komunikuar me Isuf Gegën, tek i cili janë interesuar nëse kishte komunikim me Karriqin për t'i ndihmuar në lidhje me dosjen. Gega, me detyrë sekretar në Prokurorinë e Kavajës, ka udhëtuar bashkë me Karriqin në drejtim të Kukësit, ndërsa janë dokumentuar disa takime të tjera mes tyre.

Gega, në përgjimet e SPAK, rezulton të jetë sekser, nga ku prokurori ka marrë edhe shumën e eurove. SPAK ka dokumentuar edhe lëvizjet e këtyre dy të fundit, të cilët janë parë duke tërhequr paratë, për t’i çuar në destinacion.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?