Edmond Karriqi

Mori 2 mijë euro për të liruar trafikantët e drogës, GJKKO liron me kusht ish-prokurorin Edmond Karriqi

6 Maj 2022, 18:51| Përditesimi: 6 Maj 2022, 21:52

  • Share

Ish-prokurori Edmond Karriqi, i dënuar me dy vite burg, pasi ishte arrestuar si pjesë e korrupsionit në sistemin e drejtësisë, është liruar me kusht nga GJKKO, që dënimin e mbetur ta kalojë në shërbim prove.

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit akuzohej si i përfshirë në korrupsion, ndërsa arrestimi i tij ndodhi gjatë kohës që ai ishte në qendër të Kavajës. SPAK përmes përgjimeve arriti të provojë se Karriqi ka marrë 2000 euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur, i dënuar për drogë.

Gjithçka nisi në nëntor të vitit 2019, kur në qytetin e Kukësit u arrestuan Dritan Dedja, Eraldo Braka, Elidon Koka dhe Ergis Xherri, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, të cilët u lanë të lirë nga prokurori Kariqi pas marrjes së ryshfetit. Të arrestuarit kishin futur ndërmjetës Isuf Gegën, mes të cilëve edhe Emirjan Beu, tek prokurori Karriqi për pushimin e çështjes.

Eraldo Braka dhe Dritan Dedja janë lidhur dhe kanë komunikuar me Isuf Gegën, tek i cili janë interesuar nëse kishte komunikim me Karriqin për t'i ndihmuar në lidhje me dosjen. Gega, me detyrë sekretar në Prokurorinë e Kavajës, ka udhëtuar bashkë me Karriqin në drejtim të Kukësit, ndërsa janë dokumentuar disa takime të tjera mes tyre.

Gega, në përgjimet e SPAK, rezulton të jetë sekser, nga ku prokurori ka marrë edhe shumën e eurove. SPAK ka dokumentuar edhe lëvizjet e këtyre dy të fundit, të cilët janë parë duke tërhequr paratë, për t’i çuar në destinacion. Menjëherë më pas, Prokuroria e Posaçme ka vepruar me arrestimet.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?