Gëzim Paplekaj

Mori 20 mijë lekë për t'i dhënë 4 vota PS-së në zgjedhjet e 2021, 8 muaj burg për Gëzim Paplekajn

9 Nëntor 2023, 11:10| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 11:26

  • Share

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 8 muaj burg Gëzim Paplekajn nën akuzën e korrupsit pasiv në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. 

Në një video të publikuar, 52 vjeçari Gëzim Paplekaj shprehej se kishte marrë 20 mijë lekë në këmbim të 4 votave të dhëna për PS-në në zgjedhjet e 25 prillit. 

Video u publikua në rrjetet sociale nga 38 vjeçari Ylli Kacoli i cili së bashku me Paplekajn punonte si punëtor sezonal në Mal të Zi. Kjo gjë nuk u prit mirë nga Gëzim Paplekaj i cili së bashku me 3 familjarë të tij kanë dhunuar dhe kërcënuar 38 vjeçarin nga Kamza.

Për pasojë Mirash Paplekaj,  54 vjeç, Gëzim Paplekaj, 50 vjeç,  Donald Paplekaj, 22 vjeç dhe Jetmir Paplekaj, 29 vjeç, të gjithë  banues nё Torovicё u arrestuan asokohe nga policia për dhunimin e 38 vjeçarit.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 09/11/2023 11:33

    Edhe kur tua blejne voten mos tregoni se na njollosni plakun me dhembe te vene dhe do hani burg me e keqja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?