Mori 300 mijë $ nga një organizatë, Komandanti i ushtrisë ruse arrestohet për ryshfet

7 Shtator 2023, 15:15| Përditesimi: 7 Shtator 2023, 15:19

  • Share

1694092738_kjds.jpg

Një ish-komandant i ushtrisë ruse, i cili ishte përgjegjës për mbrojtjen ajrore të vendit, është arrestuar për ryshfet.

Hetuesit akuzojnë gjeneralin, Konstantin Ogienko, për ryshfet në shkallë të gjerë dhe nëse shpallet fajtor mund të përballet me 15 vite burg.

Raporti shton se Ogienko mori 30 milionë rubla (300 mijë dollarë) nga një organizatë për një parcelë toke të cilën ushtria premtoi ta jepte, raportojnë mediat e huaja.

Njësia, e cila është e armatosur me sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 dhe S-300, ka për detyrë të mbrojë asetet me vlerë të lartë në Moskë dhe zonat përreth saj.

Ogienko nuk pranon akuzat ndaj tij për ryshfet.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Blinken njofton paketën 1 mld dollarë për Ukrainën! Moska kundër SHBA për furnizimin e Kievit me municione uraniumi: Akt çnjerëzor


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?