Mori 4000 euro për ta favorizuar me marrjen e gradës, GJKKO lë në burg pedagogun e Akademisë së Sigurisë dhe polici i rrugores

4 Dhjetor 2021, 10:42| Përditesimi: 4 Dhjetor 2021, 12:18

  • Share

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit Krimit të Organizuar ka lënë në burg pedagogun e Akademisë së Sigurisë, Qetësor Gurrës dhe efektivin e policisë rrugor Dritan Lelajn.

Ata akuzohen për falsifikim të  dokumenteve dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm. Kryekomisari Qetsor Gurra lektor në Akademinë e Sigurisë, i kishte premtuar inspektorit të policisë rrugore, Dritan Lelajt se do ta favorizonte që të fitonte gradën nënkomisar, kundrejt 4000 eurove.

Arrestimi i tyre u krye pas hetimeve disa mujore të kryera nga SHÇBA, ku rezultoi se Qetësor Gurra ka favorizuar policin e rrugores Dritan Lelaj që të merrte përmes falsifikimit të dokumenteve gradën nënkomisar gjatë procesit të konkurrimit në Akademinë e Sigurisë për vitin 2021.

Ato akuzohen për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, parashikuar përkatësisht nga nenet 245/1 dhe 186/1 i Kodit Penal.

1638616583_1638451452gurra2.jpg

Qetësor Gurra
 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • liku: 04/12/2021 14:17

    Futini ne veting keta police te rrugores se te gjithe te korruptuar jane dhe trafiku eshte jasht standartit pa sinjalistiken e duhur per tu korruptuar policet rrugore

    Përgjigju
  • Kapter Ramiu: 04/12/2021 11:06

    Prandaj dalin police te pregatitur per te vjedhur se kane mesuesin e mir!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?