Spitali Rajonal i Durrësit

Kronikë

Mori 5 mijë lekë dhe regjistroi një qytetare sikur kishte dhënë gjak, vihet nën hetim mjeku i spitalit të Durrësit

6 Janar 2023, 13:05| Përditesimi: 6 Janar 2023, 14:58

  • Share

Një mjek i Bankës së Gjakut në spitalin e Durrësit është vënë nën hetim pasi kundrejt pagesës së 5 mijë lekëve të reja ka ndihmuar një paciente për të marrë transfuzionin e gjakut të dhuruar nga qytetarë të ndryshëm. Ai akuzohet se në këmbim të 5 mijë lekëve ka regjistruar një 45 vjeçare si dhuruese të gjakut.

Policia nisi procedimin penal ndaj 50 vjeçarit, I.Q nën akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Po ashtu është vënë nën hetim 45 vjeçarja e identifikuar si A.S e cila ofroi shumën e parave në këmbim të transfuzionit të gjakut.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?