Ish-oficeri i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës Fatbardh Lala, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar ditën e sotme në SHBA.
Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në koordinim me Prokurorinë Speciale (SPAK) dhe Agjencinë Federale DSS/OCIU, prezente në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë në Shtetet e Bashkuara Lalën me urdhër arresti nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për t’u përballur me akuzat dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Lala akuzohet se ka kryer korrupsion dhe ka zbuluar të dhëna që përbëjnë secret kundrejt ryshfetit. Ai ka marrë 50 mijë lekë të reja për të ndërhyrë tek prokurori dhe gjyqtari me qëllim shmangien e dënimit të Ermir Llagaçi.
‘Shtetasi shqiptar Fatbardh Lala, 56 vjeç, ish-oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ishte në kërkim në Shqipëri, për vepra penale në fushën e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror. Shtetasi Fatbardh Lala u ekstradua rreth orës 15:00 të ditës së sotme', thuhet në njoftimin e policisë.
Komente
