Mori 50 mijë lekë që të ndërhynte tek prokurori dhe gjyqtari për të mos dënuar një person, oficeri gjyqësor dënohet me 3 vite burg

22 Maj, 22:01| Përditesimi: 22 Maj, 23:14

  • Share

Mori ryshfet që të ndërhynte tek prokurori për të mos dënuar një person, dënohet me 3 vite burg ish oficeri i policsës gjyqësore, Fatbardh Lala.

Trupi gjykues përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Etleva Deda dhe Erjon Çela shpallën sot fajtor Lalën për Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i IV I të K. Penal.

Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ish oficeri gjyqësor në Prokurorinë e Tiranës  do të vuajë në përfundim 2 vite burg.

Fatbardh Lala, mori 50 mijë lekë të reja për të ndërhyrë tek prokurori dhe gjyqtari me qëllim shmangien e dënimit të Ermir Llagaçi. Edhe ky u shpall fajtor për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe u dënua me 8 muaj burg. E ëma, Tefta Llagaçi u dënua me 16 muaj shërbim prove, me kusht që gjatë kësaj kohe e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?