Drejtori i IKMT-së Dibër, Lutfi Mitari dhe administratori i firmës, Eljo Elezi

Kronikë

Mori 50 mijë lekë ryshfet për të fshehur shkeljet e bëra nga kompania e kromit në Dibër, pranga drejtorit të IKMT-së dhe administratorit të firmës

10 Shtator 2021, 16:32| Përditesimi: 10 Shtator 2021, 16:39

  • Share

Drejtori i IKMT-së në Dibër, Lutfi Miftari, 56 vjeç banues në Tiranë, është arrestuar pasi akuzohet për korrupsion, pasi mori ryshfet nga kompania private e kromit për të mos raportuar shkeljet e kryera nga kjo firmën.

Në pranga ra edhe administratori i firmës “H4 CHROM”, Eljo Elezi, 34 vjeç, banues në Tiranë,  i cili akuzohet për  “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Kjo kompani operonte në fushën minerare në qarkun Dibër.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “Bankomati”. Drejtori i IKMT-së Miftari akuzohet se abuzoi me detyrën duke marrë ryshfet nga administratori i kompanisë Eljo Elelzi shumën prej 50.000 lekë të rinj, për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore e dokumente të tjera.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruan 50.000 lekë të rinj , ndërsa gjatë kontrollit në banesë të drejtorit të IKMT-së, u sekuestruan edhe 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?