Mori 6 mijë euro për të liruar trafikantin, SPAK kërkon 4 vite e gjysmë burg për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka! 4 vite për bashkëshortin e saj (VIDEO)

27 Tetor 2022, 13:50| Përditesimi: 27 Tetor 2022, 15:37

  • Share

4 vite e 6 muaj burg ka kërkuar SPAK për ish gjyqtaren Mimoza Margjeka me akuzën e korrupsionit, ndërkohë që kërkon 4 vite për bashkëshortin e saj, Arben Cara.

Gjyqtarja Margjeka akuzohet për korrupsion dhe për marrjen e një rryshfeti 6 mijë euro për të liruar një të arrestuar për trafik klandestinësh. Bëhet fjalë për Orion Balin i cili u lirua nga qelia kundrejt “garancisë pasurore”. Sasinë e parave e mori bashkëshorti i saj. 

SPAK përfundoi me 1 mars hetimet për gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe grupin që akuzohen për korrupsion pasiv.  Sipas SPAK, Mimoza Margjeka, Arben Cara, Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj janë nën akuzë për korrupsion pasiv i gjyqtarëve në bashkëpunim. Prokuroria kërkon nga 3 vite burg për Klaudio Zhillën dhe Skënder Demirajn si dhe kërkon që i pandehuri tjetër Nejton Bali të vazhdojë dënimin me 2 vite e 4 muaj në shërbim prove. 

Të pandehurit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë dhënë te pandehurës Mimoza Margjeka, me funksion gjyqtare, ndërkohë që ushtronte funksionet në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, të pandehurit Arben Cara, një shumë parash prej 6 000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit nga ajo e “arrestit në burg”, në atë të “garancisë pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale të “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal. Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm, ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit nga arrest në burg në atë të garancisë pasurore, për këtë shtetas.

1666877774_margheka.jpg

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drejtesia e vonuar: 27/10/2022 15:46

    Ehhhh si eshte jeta... Ka nxjerre gjysmet e krimineleve nga burgu plerat Tashi shkojne vete ne burg, dhe me keq i doli Se me doren e vete nxori ate qe i vrau djalin Sikur ta vrasi vete i bie!!! Eshte e tmerrshme ta mendosh Por fati jetes kur ben shume poshtersi Diku do e marresh gjykimin... Gjithsesi eshte shume e bukur per tu besuar Ti shohesh gjyqtaret e prokuroret ne burg Te cilet 80 % te pakten jane super te korruptuar Dhe me pasuri marramendse qe dhe te kishin 5 jete Sdo i arrinin per 10-20 vjet... si kto plerat, Qe e theksoj, ja kane marre hakun vajzat e grate mire e mire.. Kush me pak e kush me shume....

    Përgjigju
    • Shkodrane: 28/10/2022 21:36

      Eh Ben Cara si nuk vure mend asnjëherë?!

  • Ersa: 27/10/2022 14:19

    Të dënohen. Na kanë hapur barkun gjyqtarët shqiptarë, njëri më i korruptuar se tjetri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?